Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Pacolli nuk e ka parë strategjinë për lobim
2:26 PM
Pacolli nuk e ka parë strategjinë për lobim
"Mos e njihni Kosovën sepse kjo pengon dialogun e nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është motoja që është duke përdorur Serbia ditëve të fundit për ta penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Sipas tij, dialogu po pengon njohjen e Kosovës.
Pacolli këto ditë po qëndron në Afrikë në kuadër të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se është duke u përballur me diplomaci të ashpër të Serbisë e cila po bënë thirrje që të mos njihet Kosova, tash kur kanë nisur bisedimet. Madje Pacolli thotë se ky proces është duke penguar njohjen e Kosovës.

"Mund të pengoj në çështjen e njohjeve. Sepse është shndërruar në çështje të hapur dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën mund të thonë tani të presim edhe pak deri në përfundimin e bisedave”, ka thënë Pacolli.

Nga ana tjetër, duke folur lidhur për ndihmesën që është duke i bërë në punën e tij, strategjia për lobim, e hartuar nga Ministria e Jashtme, ai ka thënë se atë dokument nuk e ka parë ende.

"Sinqerisht nuk e kam parë atë strategji ende. Nuk kam ndi për atë strategji ende”, ka shtuar Pacolli

Ndryshe, njohja e fundit që i ka ardhur Kosovës është nga Omani me 4 shkurt të këtij viti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus