Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Policia nuk ndërmerr e vetme veprim në veri
3:13 PM
Policia nuk ndërmerr e vetme veprim në veri
Policia e Kosovës nuk do të ndërmerr ndonjë veprim në veri të vendit për zhbllokimin e magjistrales në Zubin Potok, pa koordinim me KFOR-in e EULEX-in. Kështu i tha Radio Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke mos komentuar deklaratën e komandantit të KFOR-it, Erhard Buehler, i cili nuk ka mohuar mbështetjen e mundshme që në idenë e ministrit në veri të dërgojë njësinë speciale të Policisë së Kosovës.
Ndonëse serbët e veriut të Kosovës po e mbajnë të bllokuar qe shtatë ditë rrugën magjistrale, që lidh Kosovën me Serbinë, në Zubin Potok, forcat e sigurisë në Kosovë ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për zhbllokimin e saj.

Gjenerali Buhler i ka paralajmëruar protestuesit serbë se po e humb durimin dhe se do të duhet që me forcë ta lirojë rrugën.

Me protestën e tyre, serbët e veriut po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të qytetarit Jevrem Pantelic, të arrestuar nga EULEX-i, i cili dyshohet që të jetë udhëheqës i kontrabandës me derivate
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus