Presidentja Atifete Jahjaga, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka përcaktuar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj. I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-ja për Kosovën dhe për proceset demokratike në vend.
Në një njoftimim për media të Zyrës për Informim të Presidencës, thuhet se presidentja Jahjaga do të flasë për pavarësinë e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve, për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës, për barazinë nacionale, harmoninë fetare dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut, për bashkëpunimin rajonal për ndihmën ndërkombëtare dhënë Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë.
Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në këtë samiti është domethënëse, sepse Kosova është ftuar nga mikpritësi, presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus