Kryesore » 2012 » Dhjetor » 06
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, do të takohet me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Ky takim pritet të ndodhë nesër në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në selinë qendrore të PDK-së, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e PDK-së.Mediat në Prishtinë kanë raportuar se takimi ka të bëjë me mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit midis dy partive, me ç`rast kryeministër i ri do të zgjidhej ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Kryetari i PDK'së, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në kuadër të PDK-së.Në takim, kryetari Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve të PDK-së për rrjedhën e takimit të tretë mes tij, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq."Kryeministri Thaçi me këtë rast theksoi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Një tjetër shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës. Sipas policisë shpërthimi i dytë gjatë ditës së sotme është regjistruar rreth orës 14:40 minuta, në rrugën ‘Xhon Kenedi’ prapa një ndërtese te banuar në veri të Mitrovicës.Mësohet se dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip "Golf” të parkuar afër vendit të shpërthimit.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, ka thënë se Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj nuk duhet të humbin kohë për të hyrë në një bashkëqeverisje.
Në një intervistë për "Epokën e Re” Demaçi ka thënë se duhet sa më shpejt të finalizohet koalicioni PDK - AAK. Demaçi ka vlerësuar se koalicioni PDK - AAK është në funksion të interesit të kombit në përgjithësi dhe të shtetit të Kosovës në veçanti. Në këtë kontekst, Demaçi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje! ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e përkrah skenarin e përfolur që Kryeministri Hashim Thaçi ta marrë postin e presidentit të vendit, duke thënë se sikurse tash që nuk është i dobishëm si kryeministër, po ashtu edhe si President nuk do t’i shërbejë popullit të Kosovës .Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke e komentuar skenarin e përfolur që Kryeministri Thaçi ta marrë postin e Presidentit, ka thënë se LDK-ja nuk e përkrah një gjë të tillë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Kryeprotagonisti i aferës së përgjimeve, Adem Grabovci, tregon për herë të parë se ka qenë duke u hetuar nga EULEX-i për ish-Ministrinë e Transportit. Thotë se ia kishin vënë disa SMS përpara për tu ndihmuar që t'i zbërthenin, por ishte përgjigjur se nuk mund të "përgjigjet për fajet e të tjerëve”. Ndërsa lyp rishikimin e mandatit të EULEX-it, thotë se ky mision nuk duhej tia jepte mbrojtjes së Fatmir Limajt përgjimet e tij pasi nuk është i akuzuar.Kur Adem Gr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Një granat dore ka shpërthyer në veri të Mitrovicës të enjten ,rreth orës 11: 00, por për fat nuk shkaktoi të lënduar, njofton korrespondenti i "Kohës Ditore” nga Mitrovica. Sipas burimeve, person të panjohur kanë hedhur një granatë dore në këndin e lojërave të fëmijëve, i cili gjendet në afërsi të ProCredit Bank në veri të Mitrovicës. Por nuk ka pasur të lënduar. Personat e dyshuar, sipas burimeve, janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, ndë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Seksioni Konsullor i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë ka lëshuar të enjten një kumtesë publike për qytetarët e Kosovës. Kumtesa bën të ditur se marrja e shtetësisë shqiptare nga shtetas jo të Shqipërisë mbështetet në "kritere rigoroze ligjore” dhe mbi "bazën e kërkesës individuale”.Sqarimi, sipas ambasadës, pason takimin e zyrtarëve të saj me përfaqësues të Lidhjes për Bashkim të Kosovës, të cilët kanë dorëzuar një listë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mund të bëhet Kryeministër vetëm pas zgjedhjeve të reja. Ndërsa nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të mërkurën se partia e tij as që e ka menduar dhe folur për mundësinë që liderit të AAK-së t’i jepet posti më i lartë qeveritar, shkruan Express.Megjithëkëtë, Kuçi ka thënë se PDK-ja po mendon të ndërtojë partneritet me AAK-në, jo vetëm në këtë mandat zgjedhor, por të paktën edhe në mandatin e ardhshëm."Personal ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Kushtet e rënda dhe mospagesa për dy muaj ka bërë që punëtorët e fabrikës së tekstilit "Kosovatex” të lërën punën ndërsa pronar i kësaj fabrike Nexhmedin Ejupi pranon se ka vonesa të pagave. Ndërsa, thotë se punëtorët nuk i kanë ikur, por vetë i ka liruar. Punonjësit thonë se nuk do të kthehen nëse nuk u paguhet borxhi që u ka ndërmarrja dhe nëse nuk përmirësohen kushtet e punës.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Avdi Istrefi, qytetar i Prishtinës, ka humbur të parët në syrin e djathtë si pasojë e goditjes me grusht nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lumni Haxholli. Këtë e kanë konfirmuar raporti i doktoreshës së QKUK-së, Laura Shiroka-Tupeci, dhe doktorit, Blerim Zhuri, nga qendra laserike e syrit "Kubati”, që e kishin kontrolluar Istrefin pas goditjes.Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Luan Haradinaj”, mbrëmjen e së premtes së kaluar, kur Istrefi, gjersa kalonte me vetu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Organizata OBRIE përshëndet nismën e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për dhënien e shtetësisë për çdo shqiptar. Problemi zgjidh edhe fatin e shqiptarëve "apatrid" në Maqedoni.Sipas OBRIE (Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane) edhe nëse kjo nismë nëse interpretohet si manovër elektorale ajo është shumë domethënëse, sidomos për shqiptarët e Kosovës të cilët e kanë të kufizuar lirinë e lëvizjes. "Me këtë iniciativë kryeministri shqi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Sllobodan Petroviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, është duke u hetuar nga prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, pasi që ai vitin e kaluar ka kërcënuar një bashkëkombës të vet për çështje pronësore.
Burime të besueshme të gazetës "Zëri” thonë se ministri Petroviq ka kërcënuar përmes mesazheve telefonike, por edhe takimeve direkte bashkëkombësin e vet Zoran Stanishiq.Sipas këtij burimi, Petroviq e ka kërcënuar Stani ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Kosova nuk ka pse t’i gëzohet takimit pesorësh të kryeministrit Hashim Thaçi me homologun e tij, Ivica Daçiq, i cili ka rezultuar me pajtimin e palëve për nisjen e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin ë Integruar të Kufijve, më 10 dhjetor dhe shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd, që do të punojnë në zyrat e BE-së. Spektri politik opozitar, por edhe njohësit e rrethanave politikeve në Kosovë, thonë se implementimi në praktikë i marrëveshjes ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-06

Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen në pikat kufitare Jarinë e Merdar, do të paguajnë taksa e doganë, ka thënë ministri Bajram Rexhepi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka hedhur poshtë deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Dacic, i cili pas takimit të djeshëm tha se janë marrë vesh që mallrat për serbët të kalojnë pa taksa dhe doganë nëpër këto pika kufitare."Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për ndryshimin e ligjit për shtetësinë, i cili do t’iu mundësonte shqiptarëve jashtë kufijve të marrin shtetësinë shqiptare, automatikisht ka ngjallur mjaft reagime në Prishtinë. Shumë shtetas kosovarë mësynë dyert e ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, jo thjesht për të aplikuar, por me dëshirën për t’u pajisur në mënyrë të menjëhershme me pasaportë shqiptare."Me pasaportën e Shqipëri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05