Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Thaçi lavdëron zgjedhjet e brendshme
8:36 PM
Thaçi lavdëron zgjedhjet e brendshme
Kryetari i PDK'së, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në kuadër të PDK-së.Në takim, kryetari Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve të PDK-së për rrjedhën e takimit të tretë mes tij, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq."Kryeministri Thaçi me këtë rast theksoi se temat e takimit që u zhvillua para pak ditësh në Bruksel, me lehtësimin e Përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, ishin implementimi i Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, hapja e zyrave ndërlidhëse të shtetit të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë, mbrojtja e trashëgimisë së kishave dhe manastireve në Kosovë, transparenca e financimit të Beogradit për qytetarët serbë të veriut të Kosovës, si dhe temë prioritare e diskutimit ishte zbardhja e fatit të personave të pagjetur", thuhet ne një njoftim te PDK'se.

Në takimin e sotëm me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka folur edhe për procesin zgjedhor brenda PDK-së, duke theksuar se ky proces në nivelin lokal është duke shkuar mirë dhe me transparencë të plotë.

"Kryetari Thaçi ka përgëzuar kryetarët e degëve të PDK-së për përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke treguar kështu një kulturë të lartë demokratike, shembull për partitë në gjithë hapësirën shqiptare. Nga ky proces, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë edhe më e fortë, më e konsoliduar dhe ky është edhe një lajm i mirë për qeverisjen e mirë dhe efikase në Kosovë", ka theksuar Thaçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus