Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Thaçi "zyrtarizoi" autonominë për veriun
12:49 PM
Thaçi "zyrtarizoi" autonominë për veriun
Kosova nuk ka pse t’i gëzohet takimit pesorësh të kryeministrit Hashim Thaçi me homologun e tij, Ivica Daçiq, i cili ka rezultuar me pajtimin e palëve për nisjen e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin ë Integruar të Kufijve, më 10 dhjetor dhe shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd, që do të punojnë në zyrat e BE-së. Spektri politik opozitar, por edhe njohësit e rrethanave politikeve në Kosovë, thonë se implementimi në praktikë i marrëveshjes së IBM-it do të dëmtojë rëndë sovranitetin e Kosovës, por edhe "vulos” trajtimin ndryshe të pjesës veriore. Për partinë opozitare të Albin Kurtit, kompromiset e reja të Kosovës ndaj Serbisë, do ta dërgojnë Serbinë në BE, dhe do ta fusin edhe më thellë Serbinë në Kosovë. "Me marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mallrat që hyjnë në Kosovë të mos doganohen në kufirin verior me Serbinë, por në Terminalin doganor në Mitrovicë. Ndërkohë është përmendur mundësia që serbët që jetojnë në veri të jenë të liruar nga taksa doganore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus