Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Haradinaj kryeministër pas zgjedhjeve të reja
1:03 PM
Haradinaj kryeministër pas zgjedhjeve të reja
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mund të bëhet Kryeministër vetëm pas zgjedhjeve të reja. Ndërsa nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të mërkurën se partia e tij as që e ka menduar dhe folur për mundësinë që liderit të AAK-së t’i jepet posti më i lartë qeveritar, shkruan Express.Megjithëkëtë, Kuçi ka thënë se PDK-ja po mendon të ndërtojë partneritet me AAK-në, jo vetëm në këtë mandat zgjedhor, por të paktën edhe në mandatin e ardhshëm."Personalisht mendoj se duhet ta ndërtojmë një partneritet afatgjatë me AAK-në. Kjo nënkupton jo vetëm brenda këtij mandati zgjedhor, por edhe për mandatin tjetër”, ka thënë nënkryetari i PDK-së. Ndërsa në lidhje me postin e kryeministrit ai shprehet se për ketë gjë nuk është biseduar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus