Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, do të takohet me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Ky takim pritet të ndodhë nesër në orën 11:00. Takimi do të zhvillohet në selinë qendrore të PDK-së, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e PDK-së.Mediat në Prishtinë kanë raportuar se takimi ka të bëjë me mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit midis dy partive, me ç`rast kryeministër i ri do të zgjidhej Ramush Haradinaj, ndërsa Thaçi do të kalojë në postin e presidentit të vendit. AAK ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Qeverisë, vetëm në rast se Haradinaj do të jetë kryeministër i saj.Ndërkohë, në PDK ditëve të fundit ka pasur zëra kontradiktorë dhe heshtje sa i përket propozimeve dhe paralajmërimeve për një koalicionim qeveritar PDK - AAK.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus