Shpërthim në veri të Mitrovicës, nuk ka të lënduar
Një granat dore ka shpërthyer në veri të Mitrovicës të enjten ,rreth orës 11: 00, por për fat nuk shkaktoi të lënduar, njofton korrespondenti i "Kohës Ditore” nga Mitrovica. Sipas burimeve, person të panjohur kanë hedhur një granatë dore në këndin e lojërave të fëmijëve, i cili gjendet në afërsi të ProCredit Bank në veri të Mitrovicës. Por nuk ka pasur të lënduar. Personat e dyshuar, sipas burimeve, janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre, as motivet e këtij incidenti. Policia e Kosovës në Mitrovicë ka konfirmuar rastin e shpërthimit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se një shpërthim ka ndodhur rreth orës 11:00 në një kënd lojërash në afërsi të ProCredit Bank në veri të Mitrovicës. Për fat nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla në një ndërtesë, e cila gjendet në afërsi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e cili po e heton rastin. Për momenti nuk ka persona të dyshuar lidhur më këtë shpërthim, ka thënë Hoti
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus