Kryesore » 2011 » Maj » 21
Presidentja e Kosovës në vizitë private në Tetovë, por që bëhet publike nga presidenca dhe mediat. Takoi në një kafene, zyrtarë të një partie shqiptare, por që është në pushtet, BDI. Kjo sjellje e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga nuk po kalon pa kritika në Maqedoni, veçmas nga udhëheqës të partive opozitare shqiptare të cilët janë shprehur të dëshpëruar nga vizita, për faktin se ka nisur fushata parazgjedhore.
Sipas mediave shqiptare në Maqe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Lëvizja Vetëvendosje sot ka kundërshtuar politikat të cilat në Kosovë po udhëhiqen ndaj diasporës kosovare, duke i quajtur ato diskriminuese. Përfaqësuesja e kësaj Lëvizje, Puhie Demaku, në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i plaçkitë mërgimtarët kosovarë gjatë kthimit në atdhe, duke i detyruar të paguajnë sigurimin shtesë për automjetet e tyre, me të cilat ata hyjnë në Kosovë.

"Secili mërgimtarë që vjen në Kosovë, paguan dy ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Në mungesë të udhërrëfyesit, i cili nuk i është lëshuar ende nga Brukseli, Kosova vazhdon t’i përmbushë njëanshëm kriteret për liberalizimin e vizave. Derisa në Qeverinë e Kosovës shpresojnë se kriteret teknike do të plotësohen nga fillimi i vitit vijues, në Komisionin parlamentar për integrime evropiane thonë se përfshirja e Kosovës në këtë proces është ende e largët.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, pret që BE-ja shumë shpejt t'i nisë b ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin publik serb.

Tadic ka thënë se të gjitha idetë për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës janë të mirëseardhur. Sipas tij, është nevojshme që të gjendet zgjidhja e pranueshme për të palët e dhe për faktorët ndërkombëtare.
"Puna jonë është të ndryshojmë realitetin në terren dhe ta lëv ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton do të vizitojë Kosovën më 27 maj, ku do të bisedojë lidhur me reformat europiane në Kosovë dhe për dialogun me Beogradin. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e baroneshës Ashton. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme një ditë para vizitës në Kosovë do të qëndrojë edhe në Beograd, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të këtij shteti fqinj për reformat që po kryen Serbia në procesin e për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të premten ka thënë se procesi i reformave në parti duhet të forcojë LDK-në për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që duhet të mbahen në vitin e ardhshëm, si dhe për zgjedhjet nacionale që parashihen të mbahen më së largu deri në vitin 2013.
Deklarata e tij është bërë të premten në Viti, gjatë një takimi me aktivistët e degës dhe nëndegëve të LDK-së në këtë komunë. Sipas Mustafës, pavarësi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

EULEX-i nuk do që të merret me zyrtarët e Komunës së Prishtinës.
Kryetarja e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, ka hedhur poshtë kërkesën për të marrë përsipër rastin e gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës të arrestuar para dy javësh nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, por ka premtuar se do ta monitorojë.
"Kryetarja e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it ka hedhur poshtë kërkesën për t ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Hashim Thaçi vizitoi Graçanicën një komunë jo larg Prishtinës e cila është e banuar kryesisht me serbë, dhe udhëhiqet nga një serb që i takon partisë SLS që ndan pushtetin me PDK-në. 

Në Graçanicë, kryeminsitri inaguroi ndërtesën e re të komunës së bashku me mysafirët nga Brukseli, Presidentin e KE-së, Barroso e zyrtarë të tjerë evropianë.

Kryeministri gjatë tërë kohës së qëndrimit nuk ndihej mirë. Madje në gjithë ceremoninë mungonte flamuri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 27 maj të tregojë se a ka vullnet apo jo që mësimdhënëseve t’ua japë ndryshimet e rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe SBASHK-ut të datës 6 janar të këtij viti.
Ky ka qenë edhe njëri nga vendimet që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut në një mbledhje të jashtëzakonshme që e ka mba ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, nuk do të punojë më i vetëm. Ai do t’i ketë pesë zëvendës, për të cilët Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar rregulloren përkatëse, e cila lejon emërimin e zëvendësve për Kurteshin, vendim ky i cili ishte kundërshtuar nga deputetja e lëvizjes "Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu. Sipas saj, ky emërim i pesë zëvendësve është ngarkesë e panevojshme për buxhetin e shtetit.
Për ta liruar Kurteshin nga angazhimet janë përkujd ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Përfaqësues nga shoqëria civile sërish shprehën shqetësimin e tyre lidhur me nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë. Përfaqësues të organizatave joqeveritare vlerësojnë se mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin, andaj sipas tyre institucionet e vendit duhet të jenë më shumë të angazhuara për ta luftuar këtë dukuri.
Ismet Kryeziu, drejtor i organizatës "Demokracia në Veprim”, thotë se nuk mjafton që shoqëria e vetme të angazhohet në luftën ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-20