Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Tadiç: Mos u habitni nga ideja e ndarjes së Kosovës
12:04 PM
Tadiç: Mos u habitni nga ideja e ndarjes së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin publik serb.

Tadic ka thënë se të gjitha idetë për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës janë të mirëseardhur. Sipas tij, është nevojshme që të gjendet zgjidhja e pranueshme për të palët e dhe për faktorët ndërkombëtare.
"Puna jonë është të ndryshojmë realitetin në terren dhe ta lëvizim atë në favorin tonë por edhe ta respektojmë popullin shqiptar. Këtu nuk ka farë politike sekrete dheas netojë për tituj bombastikë, çdo ide është e mirëseardhur dhe nuk duhet bërë spektakle që i dëgjojmë tash e 50 vjet”, ka thënë Tadiq, njoftoi Tanjug.

Si njërën nga zgjedhjet Tadic ka përmendur edhe konceptin e "dy Gjermanive” që nuk vetëkupton detyrimin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por që lë hapësirë të zgjidhen shumë probleme jetësore që rëndojnë mbi dy popujt.

"Është jorealiste që tani të merremi me parashikime se si do të rrjedhë dialogu, sepse ai tani po fokusohet para së gjithash në çështjet teknike. Serbi është e gatshme që në dialog të marrë pjesë me çdo mënyrë dhe të zgjidhë konfliktin historik të popullit serbe shqiptar”, ka thënë Tadic.

Sipas tij, asnjë zgjidhje nuk është reale përderisa nuk hyhet në fazën e re të dialogut ose përderisa dialogu të mos shndërrohet në bisedime.

"Për këtë arsye duhet të ekzistojnë rrethanat e volitshme ndërkombëtare dhe nuk është vetëm dëshira e Serbisë dhe e shqiptarëve të Kosovës që të vendosin për këtë çështje, por ajo është edhe çështje e gjitha faktorit ndërkombëtar”, ka thënë presidenti serb. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus