Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Vetëvendosje kundërshton politikat e qeverisë për mërgimtarët
4:49 PM
Vetëvendosje kundërshton politikat e qeverisë për mërgimtarët
Lëvizja Vetëvendosje sot ka kundërshtuar politikat të cilat në Kosovë po udhëhiqen ndaj diasporës kosovare, duke i quajtur ato diskriminuese. Përfaqësuesja e kësaj Lëvizje, Puhie Demaku, në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria e Kosovës po i plaçkitë mërgimtarët kosovarë gjatë kthimit në atdhe, duke i detyruar të paguajnë sigurimin shtesë për automjetet e tyre, me të cilat ata hyjnë në Kosovë.

"Secili mërgimtarë që vjen në Kosovë, paguan dyfish. Së pari në vendin prej nga vjen dhe më pas ngarkohet me një shumë prej, përafërsisht, 50 euro për një muaj qëndrimi në Kosovë. E dhimbshmja e kësaj është se Shoqata e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës, vendos në mënyrë arbitrare për çmimet që i ka vendosur”, tha Demaku. Ajo gjithashtu ka thënë se, në anën tjetër, me vendim politik, nga kjo policisë kufitare është liruar çdo veturë me targa të Serbisë dhe malit të Zi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus