Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Avokati i Popullit me pesë zëvendës
11:51 AM
Avokati i Popullit me pesë zëvendës
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, nuk do të punojë më i vetëm. Ai do t’i ketë pesë zëvendës, për të cilët Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar rregulloren përkatëse, e cila lejon emërimin e zëvendësve për Kurteshin, vendim ky i cili ishte kundërshtuar nga deputetja e lëvizjes "Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu. Sipas saj, ky emërim i pesë zëvendësve është ngarkesë e panevojshme për buxhetin e shtetit.
Për ta liruar Kurteshin nga angazhimet janë përkujdesur vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata vitin e kaluar kanë miratuar Ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin e pestë të këtij ligji, në pikën 1.2, është precizuar përbërja e këtij institucioni. Aty thuhet se "institucioni i Avokatit të Popullit përbëhet nga pesë zëvendës të avokatit të popullit”.
Sipas rregullores së miratuar, emrat e zëvendësve të Avokatit të Popullit do të emërohen në paketë. Në rregulloren e miratuar nga Kuvendi i Kosovës thuhet se "brenda periudhës prej 15 ditëve, nga pranimi i listës së kandidatëve, Avokati i Popullit përgatit listën e ngushtë për pesë kandidatë të mundshëm për t’u zgjedhur në pozitat e zëvendësve të Avokatit të Populli”. Tutje në rregullore theksohet se emrat e kandidatëve i dërgohen komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës për procedim të mëtejmë. Bashkangjitur me listën e ngushtë Kuvendit i procedohet nga komisioni edhe lista e të gjithë kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur zëvendës të Avokatit të Popullit, të cilët do të kenë mandat trevjeçar. Por thuhet se nëse Kuvendi e refuzon listën e kandidatëve për pozitat e zëvendësve të Avokatit të Popullit, po i njëjti institucion përmes komisionit përkatës në afat prej 60 ditëve shpall konkurs të ri për zëvendësit e Avokatit të Popullit.
Më gjerësisht lexoni sot në gazetën "Koha Ditore”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus