Kryesore » 2011»Maj»21 » Ultimatum i SBASHK-ut Qeverisë për mësimdhënësit
11:53 AM
Ultimatum i SBASHK-ut Qeverisë për mësimdhënësit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri më 27 maj të tregojë se a ka vullnet apo jo që mësimdhënëseve t’ua japë ndryshimet e rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe SBASHK-ut të datës 6 janar të këtij viti. Ky ka qenë edhe njëri nga vendimet që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut në një mbledhje të jashtëzakonshme që e ka mbajtur të premten. Vendimi i tjetër i SBASHK-ut ka qenë që nëse Qeveria vendos ta kapërcejë me heshtje punën e marrëveshjes së fillimit të vitit për dhënien e ndryshimeve të pagave, atëherë të pasojë zbatimi i masave sindikale. Të dyja këto propozime kanë dalë nga kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. "I japim afat Qeverisë deri më 27 maj të deklarohet për punën e implementimit të vendimit”, ka propozuar ai, dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut kanë ngritur duart lart. "Këshilli i Përgjithshëm i SBASHKU-ut mblidhet më 30 maj për të parë se a është realizuar kërkesa jonë dhe për shqyrtuar marrjen e veprimeve të tjera duke filluar nga greva njëditëshe dhe masat e tjera sindikale deri në implementim të vendimit të Qeverisë”, ka propozuar ai për herën e dytë dhe sërish anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut kanë ngritur duart lart. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të SBASHK-ut ka zgjatur me orë dhe është përshkuar me një debat të gjatë midis anëtarëve të këtij organizmi. Më shumë lexoni në gazetën "Koha Ditore”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus