Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton do të vizitojë Kosovën më 27 maj, ku do të bisedojë lidhur me reformat europiane në Kosovë dhe për dialogun me Beogradin. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e baroneshës Ashton. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme një ditë para vizitës në Kosovë do të qëndrojë edhe në Beograd, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të këtij shteti fqinj për reformat që po kryen Serbia në procesin e përfarimit me BE-në, bashkëpunimin rajonal të saj, si dhe për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe pritjet që ky dialog të sjellë shpejt edhe disa rezultate të prekshme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus