Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Akademi përkujtimore për heroin kombëtar Salih Çekaj
11:59 AM
Akademi përkujtimore për heroin kombëtar Salih Çekaj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të premten ka thënë se procesi i reformave në parti duhet të forcojë LDK-në për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që duhet të mbahen në vitin e ardhshëm, si dhe për zgjedhjet nacionale që parashihen të mbahen më së largu deri në vitin 2013.
Deklarata e tij është bërë të premten në Viti, gjatë një takimi me aktivistët e degës dhe nëndegëve të LDK-së në këtë komunë. Sipas Mustafës, pavarësisht se si veprojnë partitë e tjera, LDK-së i duhen reformat dhe me këto reforma duhet hapur dyert për njerëz të rinj. Mirëpo ai ka ftuar për kujdes, në mënyrë që të mos lihen anash edhe aktivistët e vjetër, të cilët kanë kontribuar dhe janë të gatshëm të kontribuojnë ende për LDK-në. "Çdo kush që do të zgjidhet në LDK duhet të vijë përmes votës, në mënyrë që mos t’i lejojmë njerëzit që vijnë në parti dhe nuk ndiejnë përgjegjësi dhe pasi të zgjidhen në poste të ndryshme të kalojnë në parti tjera”, ka thënë Mustafa. Ai ka vlerësuar se afrimi i LDD-së me LDK-në është çështje e degëve dhe se ato duhet të vlerësojnë si të bëhet ky afrim. Por, do të ishte mirë që kjo të bëhet përmes zgjedhjeve, ka thënë kreu i LDK-së. Ai ka shprehur besimin se LDK-ja pas këtyre reformave do të ketë një rol shumë më të madh në asambletë komunale, si dhe në institucionet e tjera, pavarësisht se a është në pozitë apo në opozitë.
Kryetari i degës së LDK-së në Viti, Musa Misini ka vlerësuar se LDK-ja në këtë komunë ka marrë tatëpjetën sepse aktivistët e saj janë marrë më shumë me vetveten sesa me problemet reale të shoqërisë, dhe ka thënë se reformat e nisura në parti mund të kontribuojnë që kjo gjendje të ndryshojë.
Pas refuzimit të EULEX-it që të marrë drejtpërdrejtë lëndën e zyrtarëve komunalë të arrestuar të Komunës së Prishtinës, i pyetur nga gazetarët, Isa Mustafa, në cilësinë të parit të Prishtinës, ka thënë se megjithëkëtë beson në drejtësinë ndërkombëtare, si dhe në atë vendore, pasi vetëm kështu vendi mund të ecë përpara. "Duhet të kemi besim në drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, pasi vendi mund të ecë përpara vetëm duke u bazuar në ligj”, ka komentuar shkurt Isa Mustafa.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus