Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Skandaloze vizita private në Maqedoni
4:51 PM
Skandaloze vizita private në Maqedoni
Presidentja e Kosovës në vizitë private në Tetovë, por që bëhet publike nga presidenca dhe mediat. Takoi në një kafene, zyrtarë të një partie shqiptare, por që është në pushtet, BDI. Kjo sjellje e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga nuk po kalon pa kritika në Maqedoni, veçmas nga udhëheqës të partive opozitare shqiptare të cilët janë shprehur të dëshpëruar nga vizita, për faktin se ka nisur fushata parazgjedhore.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, "partitë opozitare nuk kanë dashur të japin qëndrimet zyrtare, mirëpo janë të irituar nga veprimi i tillë i një presidente të një vendi, që vjen në një vizitë pa protokolle, pa paralajmërime dhe në mënyrë private në Maqedoni" raportoi Ina. 

"Ju lutem s`kemi çka të diskutojmë, kjo është skandaloze, se si një presidente e një vendi vjen në këtë mënyrë fshehurazi dhe takohet me krerë të një partie, ku bëhet bujë mediale për atë parti në këtë fushatë zgjedhjesh. Kjo është e papranueshme dhe presidentja e Kosovës duhet të dal publikisht të sqarojë vizitën”, theksoi një zyrtar i lartë i një partie opozitare në Shkup.

Vizita është shfrytëzuar shumë nga BDI që zyrtarët e takuan në një kafene të Tetovës ndërsa edhe nga Presidenca e Maqedonisë theksojnë se nuk ka pasur asnjë protokoll për të takuar presidenten kosovare dhe nuk dëshirojnë që të komentojnë qëndrimin e saj në Maqedoni. Presidentja Jahjaga, është pritur nga nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti dhe Sekretari organizativ, Hazbi Lika. Njoftimi është dhënë edhe nga web faqja zyrtare e BDI-së në Facebook
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus