Kryesore » 2011 » Maj » 17
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, vizituan pikën e kalimit kufitar Kosovë-Serbi, në Merdar, ku u takuan me policët kufitarë të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.
Në këtë vizitë ishin prezentë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, dhe Udo Moeller, shef i komponentës së Policisë së EULEX-it.
Gjatë kësaj vizitë pune në kufirin Kosovë- Serbi, Rexhepi dhe de Marnhac ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

sh kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte deklaron se është e gatshme që të marrë përsipër hetimin e pavarur rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë.
Del Ponte, kryeprokurore e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi ka thënë për të përditshmen serbe Blic se hetimet për këtë çështje duhet t’i udhëheqë një ekip i veçantë nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ajo shtoi se nuk ka qënë në dijeni të faktit që gjykata ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq, ka thënë se në raundin e katërt të bisedimeve me Prishtinën që ka nisur sot, mund të mbyllen temat si ato për kadastrin, regjistrin civil dhe lëvizjen e lirë.

"Jemi këtu për të gjetur zgjidhjen dhe jam optimist se do të gjendet vendimi i duhur që është i bazuar në kompromis. Ne duhet t’i zgjidhim disa nga çështjet që tashmë janë hapur. Ne jemi të gatshëm dhe propozimet tona janë shumë kreative”, k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të jetë kreu i shtetit në Republikën e Kosovës, por informatat dhe dokumentet për dialogun me Serbinë nuk mund t’i shohë.

Burime të "Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se Presidenca e Kosovës ka kërkuar qasje në dokumentacionin që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi, të nisur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por kryesuesja e ekipit Kosovës për dialog, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, nuk ia ka prezan ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Komandanti i KFOR-it fton FSK-në të marrë pjesë Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler në SHP të tij në Prishtinë ka dhënë urdhër sot të fillojnë përgatitjet për Ushtrimin e Përbashkët të radhës "Balkan Hawk” (Skifteri i Ballkanit).
Ky ushtrim është një operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të jetë i përgatitur profesionalisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë ekskluzive për "Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.
Dobruna, që tashmë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Bashkësia ndërkombëtare është duke shqyrtuar tri opsione si rezultat i mundshëm që mund të del nga dialogu midis Prishtinës dhe Beografit – ndarja e Kosovës, status quo dhe zbatimi i modelit të dy Gjermanive, ku Beogradi do të njihte Kosovën, ndërsa Prishtina nuk do të merrte vend në OKB.

"Ndarja nuk hedhet poshtë si zgjidhje e mundshme, por deri te ndarje duhet patjetër të bëhet nëpërmjet marrëveshjes dhe dialogut”, ka thënë një burim i Qeverisë së Serbisë pë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-17

Shtatë muaj pasi u zgjodh në krye të LDK-së, Isa Mustafa iu lëshua terrenit. Premtimet për reforma në partinë më të madhe opozitare, Mustafa i nisi nga dikur bastioni i LDK-së, Ferizaj. Gjatë javëve të ardhshme ai ka paralajmëruar se do të ketë takime të përditshme të punës me degët e LDK-së, në të cilat siç thuhet në një njoftim të kësaj partie, do të bisedohet për procesin e reformimit të brendshëm, anëtarësimin e të rinjve dhe bashkërendimin e mëtejmë të veprim ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-16

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një ligjëratë të mbajtur përpara studentëve, tha të hënën se e sheh pavarësinë e Kosovës si një fitore të madhe për brezin e tij, por që duhet fuqizuar për fitore të reja. "Ideali im ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të Shqipërisë, krijimi i një shteti dhe i një kombi, siç ka qenë kërkesë e rilindjes kombëtare për një gjuhë, për një komb për një shtet”.
Kryeparlamentari Krasn ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-16