Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, në një ligjëratë të mbajtur përpara studentëve, tha të hënën se e sheh pavarësinë e Kosovës si një fitore të madhe për brezin e tij, por që duhet fuqizuar për fitore të reja. "Ideali im ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të Shqipërisë, krijimi i një shteti dhe i një kombi, siç ka qenë kërkesë e rilindjes kombëtare për një gjuhë, për një komb për një shtet”. Kryeparlamentari Krasniqi dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mbajtën ligjëratë para studentëve dhe mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me Konferencën e Rambujesë të vitit 1999, ku të dy ishin pjesëmarrës. Ata shpalosën detaje rreth udhëtimit për pjesëmarrje në këtë konferencë të parë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, si dhe detaje rreth punës dhe organizimit si dhe rezultateve të arritura në këtë ngjarje të rëndësishme të asaj kohe. Krasniqi theksoi se është prej atyre që pavarësinë e Kosovës e sheh si një fitore të madhe për brezin e tij. "Jam krenar për këtë realizim që e ka bërë populli im dhe gjenerata ime, por, gjenerata e re do të kenë kërkesa të reja, siç kërkesat e mija janë tepër larg nga kërkesat që i ka pasur brezi i prindërve të mi”, u shpreh kryetari i Kuvendit, njofton Koha.
Ideali im, tha kryeparlamentari Krasniqi, ka qenë çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të Shqipërisë, krijimi i një shteti dhe i një kombi, siç ka qenë kërkesë e rilindjes kombëtare për një gjuhë, për një komb për një shtet. "Për mua, Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, është një fitore e madhe e brezit tonë që ka hapur perspektiva për një pjesë të madhe të kombit tonë, prandaj ne duhet ta fuqizojmë këtë që e kemi për të arritur fitore të reja”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus