Kryesore » 2011»Maj»17 » Stefanoviq optimist për zgjidhje kompromisi
8:16 PM
Stefanoviq optimist për zgjidhje kompromisi
Kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq, ka thënë se në raundin e katërt të bisedimeve me Prishtinën që ka nisur sot, mund të mbyllen temat si ato për kadastrin, regjistrin civil dhe lëvizjen e lirë.
"Jemi këtu për të gjetur zgjidhjen dhe jam optimist se do të gjendet vendimi i duhur që është i bazuar në kompromis. Ne duhet t’i zgjidhim disa nga çështjet që tashmë janë hapur. Ne jemi të gatshëm dhe propozimet tona janë shumë kreative”, ka thënë para takimit, Stefanoviq.
Ai ka thënë se "respektojmë faktin se ne dhe Prishtina kemi qëndrime krejtësisht të kundërta për statusin, por këto probleme duhet të zgjidhen për të mirën e njerëzve”.
Raundi i katërt i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet si zakonisht në Bruksel.
Kësaj radhe do të diskutohen temat që tashmë kanë qenë pjesë e dialogut gjatë tre raundeve të para, megjithatë, sipas qeverisë së Kosovës, do të shtohen edhe temat e trashegimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus