Bashkësia ndërkombëtare është duke shqyrtuar tri opsione si rezultat i mundshëm që mund të del nga dialogu midis Prishtinës dhe Beografit – ndarja e Kosovës, status quo dhe zbatimi i modelit të dy Gjermanive, ku Beogradi do të njihte Kosovën, ndërsa Prishtina nuk do të merrte vend në OKB.
"Ndarja nuk hedhet poshtë si zgjidhje e mundshme, por deri te ndarje duhet patjetër të bëhet nëpërmjet marrëveshjes dhe dialogut”, ka thënë një burim i Qeverisë së Serbisë për gazetën Blic. Por, sipas këtij burimi, tash për tash, kjo çështje është ende larg të arrihet.
Qëndrimi zyrtar i Serbisë në negociatat me Prishtinën janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe qëndrimin për mosnjohje të Kosovës, por Beogradi prêt që në kuadër të dialogut të shqyrtojë edhe çështjen e statusit, para së gjithash statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës.
Hans Ola Urstad, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, për Blic ka thënë se ideja rreth ndarjes së Kosovës ekziston një kohë të gjatë te bashkësia ndërkombëtare.
"Është e nevojshme të arrihet marrëveshje që do të kënaqte të dy palët. Nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh, kjo do të ishte e pranueshme në BE. Nuk mund të paramendoj për çfarë arsye evropianët nuk do të përkrahnin diçka që arrihet midis dy palëve”, ka thënë Urstad, që dikur ka qenë ambasador i OSBE-së në Serbi.
Sipas tij, ndarje e Kosovës mund të siguronte stabilitet dhe paqe në rajon. /Telegrafi/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus