Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Ecja e gjatë e Mustafës
11:05 PM
Ecja e gjatë e Mustafës
Shtatë muaj pasi u zgjodh në krye të LDK-së, Isa Mustafa iu lëshua terrenit. Premtimet për reforma në partinë më të madhe opozitare, Mustafa i nisi nga dikur bastioni i LDK-së, Ferizaj. Gjatë javëve të ardhshme ai ka paralajmëruar se do të ketë takime të përditshme të punës me degët e LDK-së, në të cilat siç thuhet në një njoftim të kësaj partie, do të bisedohet për procesin e reformimit të brendshëm, anëtarësimin e të rinjve dhe bashkërendimin e mëtejmë të veprimtarisë në të gjitha strukturat e LDK-së.

Në një takim të mbyllur, anëtarët e kryesisë së Degës, kryetarët e nëndegëve, këshilltarët komunalë nga radhët e LDK-së kishin pasur rastin të dëgjojnë dhe të pyesin për rolin opozitarë dhe pozitarë të LDK-së, qoftë nëpër komuna, apo në pushtetin qendror, njofton koha.

Kryetari i Degës Adem Salihaj dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa folën për këtë proces.

"Reforma është një proces brenda LDK-së, i cili nuk synon ta kthej LDK atje ku ka qenë, një parti me më se 70 për qind të votave, sepse ka ndryshuar raporti i forcave politike, por që t’i hap dyert për njerëz të rinj që rolin e saj e ofrojnë në përputhje me interesat e qytetarëve. Reforma në LDK do të zhvillohet edhe si frymë edhe si akte praktike”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka paralajmëruar se për një muaj do të vizitohen të gjitha Degët e LDK-së nëpër Kosovë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus