Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Del Ponte: Marr përsipër hetimet e trafikut të organeve
8:18 PM
Del Ponte: Marr përsipër hetimet e trafikut të organeve
sh kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte deklaron se është e gatshme që të marrë përsipër hetimin e pavarur rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë.
Del Ponte, kryeprokurore e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi ka thënë për të përditshmen serbe Blic se hetimet për këtë çështje duhet t’i udhëheqë një ekip i veçantë nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ajo shtoi se nuk ka qënë në dijeni të faktit që gjykata ka shkatërruar 400 dëshmi që kanë të bëjnë me këtë çështje, dëshmi këto të mbledhura në vitin 2004. "Për shkatërrimin e dëshmive jam informuar nga mediat dhe sinçerisht jam befasuar”,- ka thënë Del Ponte. 
"Publikisht shpreh gatishmërinë time që të udhëheq këto hetime sepse jam nË dijeni të fakteve që kanë të bëjnë me rastin, i njoh njerëzit që janë të përfshirë në të dhe kam përvojë të madhe”,-ka thene Del Ponte, e cila vetë pak kohë më parë u tërhoq nga pozicioni i ambasadores së Zvicres në Argjentinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus