Kryesore » 2011 » Maj » 17 » KFOR-i fillon përgatitjet për “Skifteri i Ballkanit”
1:30 PM
KFOR-i fillon përgatitjet për “Skifteri i Ballkanit”
Komandanti i KFOR-it fton FSK-në të marrë pjesë Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler në SHP të tij në Prishtinë ka dhënë urdhër sot të fillojnë përgatitjet për Ushtrimin e Përbashkët të radhës "Balkan Hawk” (Skifteri i Ballkanit).
Ky ushtrim është një operacion trajnues i integruar prej disa forcave të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të jetë i përgatitur profesionalisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke përfshirë edhe kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe operacionet e shpëtimit.
Ushtrimi do të mbahet në fund të muajit qershor, 2011. Ushtrimet "Skifteri i Ballkanit” mbahen rregullisht dhe tradicionalisht zhvillohet nga njësitet e KFOR-it, Forcës së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës (PK).
Për shkak të integrimit të elementeve të operacioneve të shpëtimit, gjenerali Buhler ka ftuar dje ministrin e FSK-së,Agim Çekun, komandantin e FSK-së gjeneral Sylejman Selimin dhe FSK-në që të marrin pjesë në Ushtrimin e integruar "Skifteri i Ballkanit” dhe të sjellin tek ky ushtrim aftësitë e tyre thelbësore, si çminimin, evakuimin mjekësor, kërkim-shpëtimin ose zjarrëfikjen. Kjo do të jetë një mundësi tjetër për të trajnuar planifikimin, komunikimin dhe operacionin e integruar të të gjitha forcave që janë përgjegjëse për sigurinë dhe për ndihmën ndaj katastrofave në Kosovë. Kështu, ky ushtrim do të rrisë efikasitetin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për rendin publik dhe mirëqenien e njerëzve.
Skenari themelor i ushtrimit të radhës "Skifteri i Ballkanit” do të përmbajë mbrojtjen e një vendi të posaçëm kundër demonstratave të dhunshme dhe çdo rreziku, përfshirë këtu edhe rastësinë me katastrofa natyrore, thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun të KFOR-it.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus