Kryesore » 2012 » Korrik » 25
Incidenti ka ndodhur në Bit Pazar, ndërhyn policiaNjë incident ka ndodhur rreth orës 18.00 në Bit Pazar të Shkupit. Grupe të rinjsh maqedonas të cilët po udhëtonin në autobusin e transportit publik kanë gjuajtur një bombolë duke kaluar në këtë lagje shqiptare të Shkupit, drejt një grupi shqiptarësh. Mësohet se të rinjtë janë tifozë të njohur si ‘Komitët’, të cilët shpeshherë kanë shkaktuar incidente të kësaj natyre. Ata ishin duke shkuar drejt stadiumit të qytetit " ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Taksa prej 35 për qind për çimenton e importuar do të hiqet duke filluar nga data 1 gusht. Ministri I jashtëm kosovar gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti ka njoftuar se ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka vendosur heqjen e taksës për çimenton e importuar, vendim ky që ka goditur kryesisht importet nga Shqipëria.Vendimi i ministres kosovare Kusari Lila për vendosjen e një tarife prej 35 për qind për importuesit e çimentos ka r ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e cila ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bisedimet për përmirësimin e jetës se qytetarëve të të dyja vendeve.Pas këtij takimi, kryeministri Thaçi ka thënë se pa zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tash nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë.Takimi mes kryeministrit, Has ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Shefi i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Kosova është një çështje që nuk i përket asnjë partie dhe se ai vetë do të punojë në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së. Në një prononcim për mediat serbe, Vulin ka thënë se shteti serb ka një politikë unike ndaj Kosovës, duke shtuar se në fazat e reja të dialogut do të përfshihen edhe serbët e Kosovës, të cilët deri më sot nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve. Sa për strukturat parale ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Projektligji për pagat e funksionarëve publikë, siç duket ka zgjuar reagimin e shtresës punëtore. Ky projektligj, që është miratuar nga ekzekutivi dhe pritet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës, parasheh rritje pagash për zyrtarët politikë. I pari që do të përfitojë nga kjo rritje është vetë kryeministri i Kosovës, pastaj zëvendëskryeministrat, ministrat dhe shumë zyrtarë të tjerë. Ali Dragusha, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve, këtë projektligj e konsid ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Pushimet verore nuk kanë ngadalësuar punën në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ministria e Integrimeve Evropiane si bartëse e procesit, ka ndarë të gjitha detyrat nëpër institucionet përkatëse në mënyrë që t’i zbatojnë kërkesat e udhërrëfyesit. Komisioni Evropian pret në shtator raportin me arritjet e kësaj periudhe, ndërsa institucionet e Kosovës presin që vlerësimi të jetë pozitiv. Liberalizimi i vizave konsid ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Ministri i Punës dhe mbrojtjes së luftëtarëve dhe invalidëve në Qeverinë e Republikës Serbe në Bosnjë, Petar Dokic, gjatë një vizite në veriun e Kosovës ka thënë se me praninë e saj në këtë pjesë të Kosovës, "Republika Serbe dëshiron të inkurajojë serbët në betejën për të arritur objektivat e tyre, për më shumë e unitetit brenda strukturave politike të Serbisë"."Ju duhet të armatoseni me durim, sepse kjo betejë do të jetë e gjatë. Ne ju mbështesim dhe duam që të va ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje, u kanë bërë thirrje partive opozitare që të mos bëhen pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ai nuk do t’i sjellë asnjë të mirë vendit.Gjatë një konference për shtyp, duke i komentuar shkrimet e fundit në media për një koalicion të ri të mundshëm në mes të PDK, AAK-së apo edhe të partive të tjera, ata kanë ftuar të gjitha partive opozitare në Kosovë që të mos bëhen pjesë e qeverisjes me PDK-në, e cila qeveri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Një koalicion qeverisës i PDK-së dhe AAK-së, nëse jo në vjeshtën e këtij viti, do të mund të ndodhë pas zgjedhjeve nacionale, të cilave do ti paraprinin ato presidenciale, ka thënë të martën një burim i gazetës koha ditore, i afërt me kryeministrin Hashim Thaçi.Ai ka përmendur edhe kushtet që duhet përmbushur para se koalicioni të ndodhë. Bashkëqeverisja ndërmjet këtyre dy subjekteve të dala nga lufta, do të mund të ndodhë në rast se të dyja lëshojnë pe nga dis ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Prodhuesit e bukës në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës deri në 50 centë për kilogram. Disa furra veç kanë filluar t’i rrisin çmimet. Krejt kjo thonë se po vjen si pasojë e shtrenjtimit të miellit, që vetëm dy javët e fundit u ngrit për 6 centë. Rritjet i konfirmon edhe Shoqata e mullisëve.Furrtarët kanë paralajmëruar se një kilogram bukë do të kushtojë hiq më pak se 50 centë nga 30-35 centë sa është tani. Krejt kj ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-25

Kriza politike dhe ekonomike që po kalon Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në daljen e një Hitleri të ri në Evropë, paralajmëron historiani Geofrey Roberts. Ai beson se rritja e ultra-nacionalizmit në Evropë është e ngjashme me atë të viteve 1930 dhe historia pritet të përsërisë vetveten. Profesori Robert e shikon rritje e ekstremizmit nacionalist në Evropë si test për të gjithë konceptin e demokracisë ndërkombëtare. Megjithatë, Roberts beson se demokracia evrop ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24

Enver Zymberi nuk është vrarë nga snajperistët. Ai është qëlluar nga afër. Kjo bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i hartuar pak ditë pas ngjarjeve të 25 korrikut të vitit të kaluar, e të cilin e ka siguruar portaliDukagjini.com.Në këtë raport, përshkruhet në  detaje sulmi serbëve në eskortën e Policisë së Kosovës, ku morri plagët vdekjeprurëse heroi i Kosovës, Enver Zymberi.Në dokument thuhet se me 26 Korr ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-07-24