Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Vulin: Do ndjek rezolutën 1244
4:46 PM
Vulin: Do ndjek rezolutën 1244
Shefi i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Kosova është një çështje që nuk i përket asnjë partie dhe se ai vetë do të punojë në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së. Në një prononcim për mediat serbe, Vulin ka thënë se shteti serb ka një politikë unike ndaj Kosovës, duke shtuar se në fazat e reja të dialogut do të përfshihen edhe serbët e Kosovës, të cilët deri më sot nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve. Sa për strukturat paralele në veri, zyrtari serb ka vlerësuar se ato nuk janë ilegale, por janë legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë. "Institucionet serbe në Kosovë nuk janë paralele. Nëse ato ekzistojnë, atëherë janë institucionet e Hashim Thaçit dhe ne ndikimin e tyre duhet ta margjinalizojmë”, ka vijuar Vulin. 

Zyra e qeverisë serbe për Kosovën do të zëvendësojë Ministrinë për Kosovën, e cila me formimin e qeverisë së re do të shkrihet.

Vulin u zgjodh kryetar i saj dy ditë më parë, pasi siguroi mbështetjen nga partitë kryesore politike serbe, pas emërimit të tij nga Partia Progresiste, e drejtuar nga presidenti Tomisllav Nikoliç.

Vulin ka qenë një prej themeluesve të JUL-së, siç njihej ndryshe e majta jugosllave, e drejtuar nga bashkëshortja e Sllobodan Millosheviç, Mira Markoviç. Në këtë grupim ai kishte funksionin e nënkryetarit dhe atë të zëdhënësit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus