Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Rënia e BE-së, mund të sjell një Hitleri të ri
10:51 PM
Rënia e BE-së, mund të sjell një Hitleri të ri
Kriza politike dhe ekonomike që po kalon Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në daljen e një Hitleri të ri në Evropë, paralajmëron historiani Geofrey Roberts. Ai beson se rritja e ultra-nacionalizmit në Evropë është e ngjashme me atë të viteve 1930 dhe historia pritet të përsërisë vetveten. Profesori Robert e shikon rritje e ekstremizmit nacionalist në Evropë si test për të gjithë konceptin e demokracisë ndërkombëtare. Megjithatë, Roberts beson se demokracia evropian mund t’i mbijetojë krizës aktuale sepse "kultura demokratike dhe institucionet demokratike janë më të fortë se sa ato që ishin para Luftës së Dytë Botërore. "Lëvizjet ekstreme ultra-nacionalisten ë Evropë nuk janë një fenomen i ri. Së fundmi, influenca politike e nacionalistëve ka qenë shumë e fortë, praktikisht forcat ekstreme kanë njohur rritje në disa vende të Evropës. Mendoj se kjo vjen më shumë për shkak të problemeve politike dhe ekonomike me të cilat Evropa po përballet për momentin, të cilat përbëjnë kërcënim për të ardhmen e BE-së”, shprehet Roberts.

Ai thotë se nëse eurozona dhe BE shpërbëhen, atëherë në pushtet do të vijnë nacionalistët. Profesori nënvizon se ajo që ndodhi në vitet 1930 është një leksion i mirë për atë që po kalohet aktualisht.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus