Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Jo bisedimeve pa zbatimin e marrëveshjeve
5:17 PM
Jo bisedimeve pa zbatimin e marrëveshjeve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e cila ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bisedimet për përmirësimin e jetës se qytetarëve të të dyja vendeve.Pas këtij takimi, kryeministri Thaçi ka thënë se pa zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tash nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë.Takimi mes kryeministrit, Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe Siguri, Ashton ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pas këtij takimi, baronesha Ashton, ka refuzuar të deklarohet para mediave. Në anën tjetër, kryeministri Thaçi ka theksuar se ia ka bërë të qartë edhe përfaqësueses së lartë Ashton se Kosova po punon për fqinjësi të mirë me Serbinë. Por, sipas tij, pa zbatim të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut mes të dyja vendeve, ky dialog nuk mund të vazhdojë.

Kryeministri Hashim Thaçi thënë se me baroneshën Ashton ka biseduar edhe për proceset e tjera me rëndësi për Kosovën.

Shefi i ekzekutivit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova po i përmbushë të gjitha reformat e kërkuara nga BE-ja për një shtet ku sundon rendi e ligji.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus