Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Shmanget incidenti ndëretnik në Shkup
9:23 PM
Shmanget incidenti ndëretnik në Shkup
Incidenti ka ndodhur në Bit Pazar, ndërhyn policiaNjë incident ka ndodhur rreth orës 18.00 në Bit Pazar të Shkupit. Grupe të rinjsh maqedonas të cilët po udhëtonin në autobusin e transportit publik kanë gjuajtur një bombolë duke kaluar në këtë lagje shqiptare të Shkupit, drejt një grupi shqiptarësh. Mësohet se të rinjtë janë tifozë të njohur si ‘Komitët’, të cilët shpeshherë kanë shkaktuar incidente të kësaj natyre. Ata ishin duke shkuar drejt stadiumit të qytetit "Filipi i Dytë” për të ndjekur një ndeshje futbolli. Qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin ‘Komitët’ dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij. Më këtë rast janë thyer xhamat e autobusit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka penguar përshkallëzimin e situatës mes dy palëve. Incidenti ka zgjatur vetëm 10 minuta, por ka shqetësuar kalimtarët që ishin në afërsi. Situata tani paraqitet e qetë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus