Kryesore » 2012 » Korrik » 25 » Kosova heq taksën e çimentos
9:07 PM
Kosova heq taksën e çimentos
Taksa prej 35 për qind për çimenton e importuar do të hiqet duke filluar nga data 1 gusht. Ministri I jashtëm kosovar gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti ka njoftuar se ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka vendosur heqjen e taksës për çimenton e importuar, vendim ky që ka goditur kryesisht importet nga Shqipëria.Vendimi i ministres kosovare Kusari Lila për vendosjen e një tarife prej 35 për qind për importuesit e çimentos ka rritur pakënaqësinë e biznesit jo vetëm në kosovë por edhe në Shqipëri.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë në kosovë më herët në intervistë për mediat kosovare paralamëroi për një ndryshim të këtij vendimi që sipas saj ka qënë i përkohshëm në bazë të ligjeve dhe të rregullave të CEFTA-s. Ministrja kosovare e ka mbrojtur vendimin me synim për mbrojtjen e prodhimit vendor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus