Kryesore » 2012 » Mars » 21
Ish-shkencëtari i hapësirës, i cili ka punuar për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, është dënuar me 13 vjet burg, pasi ka pranuar se ka bërë përpjekje t’i shesë informacione të klasifikuara Izraelit. Stjuart Nozet, 54 vjeç, i cili është kapur në një operacion të FBI-së më 2009, ka pranuar se ka tentuar të furnizojë Izraelin me informacione sekrete në lidhje me satelitët, sistemet e hershme paralajmëruese dhe komunikimet.Për dekada të tëra, ai ka punuar në projektet e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Konsumimi i duhanit është një problem madhor jo vetëm për dëmet shëndetësore por edhe për dëmet financiare të xhepave të duhanpirësve. Në vendin tonë konsumatorë të rregullt të duhanit janë rreth 800 mijë meshkuj dhe 200 mijë femra. Këto janë të dhëna zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik dhe ky institucion së fundi ka realizuar edhe përllogaritjet e shpenzimeve për duhanin dhe të dhënat nuk janë aspak optimiste. Specialisti i ISHP-së, Roland Shuperka shpj ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Gjykatësi kryesues në rastin "Kleçka" ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi. Kjo, pasi trupi gjykues ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, janë të papranueshme, raporton REL.
"Gjykatësit kanë vlerësuar se prokuroria nuk i ka përmbushur disa standarde të caktuara procedurale dhe për këtë arsye dëshmia e Agim Zogajt është e papranueshme", thuhet në njoftimin e EULEX-it."Rasti Kleçka" përfs ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Gjykata Kushtetuese e ka "huqur” tërësisht çështjen, interpretimin e së cilës e ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ka shprehur hamendje gjatë marrjes së vendimit për të vlerësuar kushtetutshmërinë e mocionit për reciprocitet me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 20 janar të këtij viti, thanë përfaqësues të kësaj lëvizjeje. 
Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të papranueshme kërkesën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë për të cilën, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të trajnojë stafin e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale. Synimi i kryeministrit Hashim Thaçi është që në zgjedhjet e ardhshme ta fitojë me çdo kusht Komunën e Prishtinës, të cilën e ka humbur që nga paslufta. Kësaj here partia e Thaçit po e "trajnon” ministrin aktual të Bujqësisë, Blerand Stavilecin, që në zgjedhjet lokale ta sfidojë kundërkandiatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Burime të afërt ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Qeveria serbe nëpërmjet një deklarate i ka dhënë udhëzime përfaqësuesve të saj, që do të marrin pjesë në takimet rajonale në të cilat, para delegacionit të Kosovës, apo si thuhet "institucioneve të përkohshme të Prishtinës", do të qëndrojë tabela në të cilën është shkruar "Kosovo*", ndërsa nën të në të njëjtën tabelë teksti i fusnotës së miratuar në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës.Përveç të tjerash, delegacioni i Serbisë është e detyruar të lexojë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut, në Prishtinë, në rastin "Kleçka” i ka shpallur të papranueshme të gjitha deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit "X”, me arsyetimin se deklaratat i ka dhënë në cilësinë e të pandehurit dhe jo në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues. Sipas Trupit Gjykues, edhe ditarët hidhen poshtë për shkak se dëshmitari "X” ka vdekur dhe nuk mund t’i mbrojë ato që i ka shkruar, raporton Koha.net.Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avok ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Serbët lokalë kanë bllokuar tri makina të EULEX-it, të cilat ishin nisur në drejtim të Bërnjakut. Si kundërpërgjigje, KFOR-i thuhet të ketë marrë një operacion dhe t’i ketë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë dhe dalin nga Zubin Potoku për në qytete të tjetra të veriut të Kosovës.Siç raportojnë mediat serbe, përfaqësuesit serbë thonë se misioni evropian nuk po respekton marrëveshjen për kalimin e vetëm tre makinave të EULEX-it në baza ditore, në drejtim të Jarinë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i liderit të LDK-ës Isa Mustafa në lidhje me disa akuza se ai ka një shtëpi në Shtutgard në vijim po ju japim reagimin e plotë të kryekomunarit të Prishtinës dhe shefit të LDK-së:"Sot, nga portali i gazetës Express kuptova se paskam një shtëpi në Sttutgard të Gjermanisë.Gazeta, duke u thirrur në Musa Dakën, thotë se pallati i trepërqindëshit, i dhënë në fotografi, është pronë e imja, Isa Mustafës, kryetar aktual i LDK-së, e blerë me ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Një përpjekje e mundshme e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar që të krijojë një ekip të unitetit për veriun duke përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duket të jetë e destinuar të dështojë.Zyrtarët e dy subjekteve opozitare, thonë se nuk janë të interesuar të bëhen pjesë e projekteve që vijnë nga presioni ndërkombëtar.Pas paralajmërimeve për një presion të mundshëm të faktorit ndërkombëtar ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Shumë shpejt Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë lëshimin e letërnjoftimeve biometrike.
Për këtë qëllim Minsitria e Brendshme nesër do të mbajë një takim konsultativ me partneret e jashtëm. Në takim do të marrin pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Azem Sylaj ka thënë se ka marrë ndihma nga viti 1994 deri në fushatën zgjedhore të vitit 2010, duke u përgjigjur nëse ai kishte marrë pension invalidor, gjë për të cilën akuzohet. Ai tha se pasi fitoi mandatin e deputetit, ka marrë rrogën e tij (të deputetit) nga Kuvendi i Kosovës, që nga muaji mars (2011).Prokuroria zvicerane këtë muaj ka ngritur padi penale për zhvatje të shtetit zviceranr nga fondi i sigurimeve. Sipas akuzës Sylaj ka përfituar mbi 400 mijë frang ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21

Kanë vazhduar incidentet mes të rinjve. Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb. Sipas dëshmitarëve, shoferit të autobusit dhe disa nxënësve, ngjarja kishte ndodhur pas orës 19;30 minuta, kur nxënësit po ktheheshin nëpë shtëpitë e tyre. Sipas drejtuesit të autobusit, tre persona të panjohur kishin gjuajtur me ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-21