Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Shqiptarët, "Kampion Bote" për duhanpirje
7:00 PM
Shqiptarët, "Kampion Bote" për duhanpirje
Konsumimi i duhanit është një problem madhor jo vetëm për dëmet shëndetësore por edhe për dëmet financiare të xhepave të duhanpirësve. Në vendin tonë konsumatorë të rregullt të duhanit janë rreth 800 mijë meshkuj dhe 200 mijë femra. Këto janë të dhëna zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik dhe ky institucion së fundi ka realizuar edhe përllogaritjet e shpenzimeve për duhanin dhe të dhënat nuk janë aspak optimiste. Specialisti i ISHP-së, Roland Shuperka shpjegon për Shekulli me detaje se sa shpenzojnë konsumatorët shqiptarë me këtë produkt. Në fakt çdo duhanpirës nëse do të bënte llogaritë do të vërente shpenzimet që bëjnë për produktin që iu dëmton shëndetin dhe xhepat. Ndodh shpesh që njëri xhep i pantallonave nuk është kurrë i mbushur me para, por në tjetrin ndodhet një paketë cigaresh. Sigurisht vartësia ndaj kësaj substance të dëmshme është tepër e madhe për dikë që ka vite që e konsumon, por gjithsesi, në jetë ka gjëra të tjera të cilat vlejnë më shumë se një cigare dhe nëse bën bilance nuk ka si të ndodhë ndryshe. Të paktën 130 lekë në ditë, harxhon dikush i cili konsumon një paketë cigare në ditë. Kjo për shkak se paketa e cigareve më e lirë në treg kushton 120 lekë. Pa menduar për ata që duan një cigare kontraband me 300 deri në 500 lekë për një paketë. Por nëse ai konsumon vetëm një cigare në dit paguan 10 lekë. E kujt i kushton 10 lekë për një cigare?! Sigurisht po të njëjtit person që të nesërmen do të paguaj 100 lekë për 10 cigare dhe mbas disa ditësh 200 lekë për paketën që do të kërkoj të konsumoj në një ditë. Megjithatë dikush mundet të thotë që 200 lekë në ditë, nuk janë një shumë e madhe, por kur mendon se personat me asistencë sociale paguhen 7 200 lekë në muaj, atëherë ai merre 240 lekë në dit, nga ku harxhimi për paketën do ti bënte që në xhep ti mbesnin vetë 40 lekë ose 120 lekë për paketën më të lirë. Ditët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një studim në të cilin theksohet, kostoja ekonomike që ka për një person duhanpirja. Sipas ISHP-së, një duan pirës i rregullt, për 40 vjet që ka paguar për paketat e cigares mundet të kishte blerë një shtëpi. Ja çfarë shkruhet në raport: Një shqiptar në 40 vite jetë si duhanpirës cigarja i kushton sa vlera e një shtëpie mbi mesataren. Shifra të frikshme janë evidentuar në raportin e Institutit të Shëndeti Publik ku renditemi si një nga popullsitë që harxhojmë më shumë para për duhanin. Me një përllogaritje ekspertët kanë nxjerrë si konkluzion se ky ves i shqiptarëve në 40 vjet u kushton plot 87 milion lekë. Të dhënat janë vërtet interesante por shqetësuese pasi edhe ai që konsumon më pak duhan në një muaj harxhon të paktën 31 mije lekë. Po sipas këtij raport, një person që konsumon rreth 3 paketa në ditë, në vit i duhet të paguaj mbi 2 milionë lekë vetëm për duhanin. Të dhënat tregojnë se për 10 vjet, një duhanpirës që konsumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milion e 62 mijë lekë, ndërsa ai që pi rregullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus