Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Shpallen të pavlefshme dëshmitë dhe ditari i “X-it”
3:58 PM
Shpallen të pavlefshme dëshmitë dhe ditari i “X-it”
Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut, në Prishtinë, në rastin "Kleçka” i ka shpallur të papranueshme të gjitha deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit "X”, me arsyetimin se deklaratat i ka dhënë në cilësinë e të pandehurit dhe jo në cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues. Sipas Trupit Gjykues, edhe ditarët hidhen poshtë për shkak se dëshmitari "X” ka vdekur dhe nuk mund t’i mbrojë ato që i ka shkruar, raporton Koha.net.Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Tahir Rrecaj ka thënë se më në fund drejtësia triumfoi. Ai pret që edhe aktgjykimi të jetë lirues dhe dëshmitarët të shpallen të pafajshëm.
Siç dihet, padia ndaj dhjetë ish-luftëtarëve të UÇK-së ishte ngritur nga Prokuroria e EULEX-it, duke u bazuar në dëshmitë e dëshmitarit tashmë të ndjerë, Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari "X”. Aktvendimi pritet të jepet brenda disa ditësh. Ndërsa sot pritet që Trupi Gjykues të vendosë nëse do t’i lirojë nga paraburgimi dhe arresti shtëpiak të akuzuarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus