Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Beogradi udhëzon zyrtarët: Kosova me fusnotë, pjesë e Serbisë
4:01 PM
Beogradi udhëzon zyrtarët: Kosova me fusnotë, pjesë e Serbisë
Qeveria serbe nëpërmjet një deklarate i ka dhënë udhëzime përfaqësuesve të saj, që do të marrin pjesë në takimet rajonale në të cilat, para delegacionit të Kosovës, apo si thuhet "institucioneve të përkohshme të Prishtinës", do të qëndrojë tabela në të cilën është shkruar "Kosovo*", ndërsa nën të në të njëjtën tabelë teksti i fusnotës së miratuar në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës.Përveç të tjerash, delegacioni i Serbisë është e detyruar të lexojë deklaratën në të cilën theksohet se "delegacioni i Prishtinës është përfaqësuar në mënyrë strikte në përputhje me marrëveshjen për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe se Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus