Kryesore » 2012»Mars»21 » Syla:"Shpifën, mashtruan – Paratë e Jasharajve nuk më erdhën as mua"(+VIDEO)
5:24 AM
Syla:"Shpifën, mashtruan – Paratë e Jasharajve nuk më erdhën as mua"(+VIDEO)
Azem Sylaj ka thënë se ka marrë ndihma nga viti 1994 deri në fushatën zgjedhore të vitit 2010, duke u përgjigjur nëse ai kishte marrë pension invalidor, gjë për të cilën akuzohet. Ai tha se pasi fitoi mandatin e deputetit, ka marrë rrogën e tij (të deputetit) nga Kuvendi i Kosovës, që nga muaji mars (2011).Prokuroria zvicerane këtë muaj ka ngritur padi penale për zhvatje të shtetit zviceranr nga fondi i sigurimeve. Sipas akuzës Sylaj ka përfituar mbi 400 mijë franga në mënyrë të paligjshme, në 9 vjetët e fundit, pasi vite më parë ishte shpallur me vlerësim psikiatrik "100 për qind i çmendur”. Por, ai i mohoi këto akuza."Të gjitha këto janë shpifje për denigrim. Nuk gjendet askund se kam marrë edhe atje edhe këtu rrogë. Unë moralisht dhe sinqerish them se nuk e kam mashtruar shtetin e Zvicrës”, ka thënë Syla. Ai për më tepër, e ka mohuar ekzistencën e ndonjë aktakuze të atillë në shtetin e Zvicrës. "Deri më tash nuk ka hetime ndaj meje”, ka thënë Sylaj. Ai ka hedhur poshtë informacionet se atij i është hequr viza C. "Edhe viza C nuk më është hequr, para dy ditësh jam kon në Zvicër dhe jam shumë i dëshpëruar për tërë këto akuza”, ka thënë ai. Sylaj ka thënë se pavarësisht të gjithave e falënderon Zvicrën. "Unë tashti do të pres ligjërisht njoftimin e shtetit zviceran për lejeqëndrim ose do të shkojë ta tërheq lejen dhe do ta falënderojë shumë shtetin zviceran”.Ai ka thënë se i vjen keq pas gjithë atij invetsimi të tij të gjatë e të shumanshëm për kombine shtetin. "E tërë veprimtaria ime si pedagog, veprimtar dhe së fundi si luftëtar për këtë liri që sot e gëzojmë, po goditen. Ato janë akuza politike, dje SHIK-u, sot Azemi çka janë këto”, ka thënë ai.I pyetur për shtetin zviceran, Sylaj ka thënë se nuk i bie të flaës. "...nuk do të thotë se nuk kam marrë ndihma prej azilanti, por jo pensione, sepse nuk kam punuar atje”. Më pas ai ka pranuar se ka një avokat. "Ma kanë gjet një avokat zviceran atje, me shtetësi zvicerane, por shqiptar, se unë nuk e flas mirë gjuhën zvicerane, por me kuptu e kuptoj. E vërteta duhet të jetë në anën time”, ka thënë Sylaj. I pyetur për kërkesën për dorëheqje të parashtruar nga eurodeputetja Lunaçek, Sylaj ka thënë: "Unë nuk kisha hyrë tek deklarata e mikes, për hir të Kosovës, unë nuk bahna pengesë. Ma merr mendja se Lunaçek është e painformuar për mua. "Dorëheqja nuk përbën problem moral për mua”. Ai më pas ka vazhduar të flas për pohimet e Dik Martit, duke e parafrazuar atë ka thënë se edhe ‘vetë Dik Marti ka thënë se është e pamundur në ato kushte (të azilantit) të jetohet, e lëre më të bëhet tregti me organe’. Më pas ai ka folur për linjat me shtetin mik, SHBA-në. "Linjat me shtetin mik, amerikën i kam nga ’92-shi. E kam lidhur një miqësi të sinqertë me amerikanët. Kemi bashkëpunuar në Rambuje, bombardimet...e deri më sot”, ka thënë Sylaj. I pyetur nëse do ta padisë shtetin zviceran, pasi ndihet i pafajshëm, Sylaj ka thënë: "Moralisht dhe drejtësisht, është e drejtë me i padit, por do të shohim”, ka thënë Sylaj. I pyetur për shkelje të ligjit në mënyrë të pavetëdijshme, Sylaj ka thënë se as me pavetëdije nuk ka mundur t’i ndodhte kjo. Ai më pas ka thënë se këto akuza po ia dëmtojnë familjen, vetë atë, miqtë e tij, por edhe UÇK-në. "40 vjet kam punuar për popullin tim”. I pyetur për raportet me familjen Jasharaj, ai ka kujtuar dhimbjen për tragjedinë që pësoi ajo familje, për humbjen e gati të gjithë anëtareve të Adem e Hamëz Jasharit. Kurse sa i përket akuzës së bërë para disa ditësh, nga ana e Rexhep Selimit, për atë se nuk dihet se çka është bërë me një shumë parash prej 40 mijë marka të cilat, sipas Selimit, ishin të dedikuara për blerjen e armatimit për familjen Jashari, Syla ka thënë se këto mjete nuk kanë kaluar nëpër duar të tij dhe se këtu nuk ka kurrfarë keqpërdorimi të mjeteve nga ana e tij. Duke folur më tej për komentimin e bërë nga Rexhep Selimi se Sylaj nuk ia kishte dërguar armët Adem Jasharit, ai ka thënë: Respektin për Rexhep Selimin që e kam pasur për të kur ka qenë luftëtar i UÇK-së kur ishte UÇK-ja guerile, shpresoj le të jetë djalë i mirë, a ka qenë djalë i mirë le ta pyes veten?
Ai ka thënë se në Kosovë kanë hyjë shumë armë dhe nuk ka çka të thotë për ato akuza, të cilat i quan shpifje. "Unë gjatë luftës kam pasur përgjegjësin e komandantit dhe fondi prej 40.000 (dyzetëmijë) markave ka shkuar i tëri për luftën e UÇK-së, për armë e për gjithëçka, e edhe 40 mijë të tjera edhe 4 milionë kanë shkuar për luftën”, ka thënë ai. I pyetur për akuzat e Nazmi Bllacës për disa vrasje në kohën e pasluftës në Kosovë, Syla ka thënë se ai nuk ka qenë kurrë shef i SHIK-ut, dhe akuzat i quajti shpifje që kanë qëllim bëhen për të denigruar figurën e tij dhe luftën çlirimtare. / BS
Kam marrë ndihma sociale të azilantit, por jo pension invalidor
Pas një rekapitullimi të jetës së tij ndër vite, Azem Syla ka folur në fund të emisionit Debat në RTK për akuzat se e ka mashtruar Zvicrën. "Janë shpifje. Janë mashtrime. Kam marrë ndihma sociale të azilantit, por jo pension invalidor. Si të marrë pa punuar kurrë. Kam qenë në Zvicër së fundi dhe kam folur me ta. Nuk i kam mashtuar asnjëherë. Jam mirë me ta, është një prej shteteve që na ka ndihmuar në luftë dhe më pas. Ndihma kam marrë deri në fillim të vitit 2011 kur kam nisur të marrë pagën e deputetit të Kuvendit. Nuk i kam marrë të dyja”, ka rrëfyer Syla. Ai tha se kur ka shkuar të interesohet për rastin e tij e ka gjetur një referente me mbiemrin Millosheviq që punonte në zyrat e shërbimit zviceran. Syla ka thënë se për momentin nuk ka hetime nga Prokuroria zvicerane, porse beson fuqishëm në drejtësinë e Zvicrës. Deputeti i PDK-së tha se shpifjet po bëhen për të denigruar figurën e tij dhe luftën çlirimtare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus