Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11
Ideja e hedhur tashmë nga specialistët e arsimit mbi krijimin e një abetareje të përbashkët per Shqipëri dhe Kosovën pritet të konkretizohet në 3 prill të vitit 2012. Kriteret e Ministrisë së Arsimit për hartimin e kësaj abetarje janë të njohura për shtëpitë botuese por vlerësimi për variantin përfundimar do të bëhet nga Komisoni i Vlerësimit, i cili ka 6 anëtarë. Autoritet e Ministrisë së Arsimit thonë se proçedurat po ecin me ritme normale dhe në vitin e ri shkollor ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

"Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë, ndonëse ende nuk ka një datë të caktuar dhe vendimtare”.
Kjo ka qënë deklarata e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, njëherësh shefe e ekipit negociues të Kosovës në dialogun me Serbinë.Ajo ndër të tjera ka theksuar se në samitin e BE-së është shpërblyer angazhimi konstruktiv i palës kosovare, duke u kundërshtuar kandidatura e Serbisë.Jo të njëjtën qëndrim ka mbajtur pala tjetër. Shefi i ekipit neg ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Mediat kosovare raportojnë se Ramush Haradinaj është liruar nga paraburgimi për festat e fundvitit nga Gjykata e Hagës. 
 Ai do të kthehet në Kosovë nga 17 dhjetori dhe do të qëndrojë deri më 14 janar. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë z.Haradinaj nuk do të kete të drejtë të marrë pjesë në asnjë aktivitet politik e as të bëjë deklarata publike. Gjykata e Hagës ka konstatuar se lirimi i përkohshëm i Haradinajt nuk paraqet rrezik për dëshmitarë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në kazinonë "Senator” në Ferizaj, duke lënë të plagosur lehtë dy persona, ka njoftuar policia e Ferizajt.Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për një shpërthim të një mjeti eksploziv , i cili kishte qenë i vendosur në tualetin e kazinosë. "Si pasojë e shpërthimit, dy persona kanë marrë plagë të lehta dhe në Emergjencën e qytetit iu është dhënë ndihma e parë mjekësore, të cilët më pas janë liruar p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Në komunën e Likovës, gjegjësisht fshatin kufitar Llojan vazhdon të jenë të pranishëm emigrantë afgan dhe nga vendet e tjera afrikane, informon agjencia e lajmeve INA. 
Banorët lokal jozyrtarisht bëjnë të ditur se janë rreth 150 emigrantë të huaj, kryesisht afgan, një pjesë e të cilëve tashmë janë strehuar edhe nëpër shtëpi private dhe paguajnë qëndrimin. Një banorë i fshatit theksoi për INA se strehimi për një natë kushton prej 5 deri në 10 euro d ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Ekzekutivi nuk do ta ndryshojë qasjen ndaj raporteve ekonomike e politike me Serbinë, edhe pas miratimit të mocionit për reciprocitetin ndaj Serbisë. Një ditë pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë në një konferencë për media se Parlamenti është për të folur apo për t`i dhënë komentet e veta. Këto komente, shefi i Ekzekutivit nuk i vlerëson si obligime ndaj Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore. 
Do të respektojmë në përpikëri agjendë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Mediat italiane zbuluan një rast të tmerrshëm dhune në qytetin Rapallo në Genoa, ku një 12-vjeçare trajtohej prej vitesh si skllave nga babai i saj shqiptar dhe nëna ekuadoriane. 
Gazeta "Corriere” shkruan se vogëlushja përsërit shpesh fjalën "si urdhëron”, pas çdo pytjeje që i bëhet. Ajo u shërbente për çdo gjë prindërve dhe 2 vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e lejonin të ulej në tavolinë dhe e detyronin të ushqehej me mbeturinat e tyre. Nëse ata kishin n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Lëvizja Fol ka publikuar të dielën raportin "Monitoruesi i Korrupsionit” për muajt shtator-tetor. Qëllimi i këtij raporti është monitorimi i institucioneve, të cilat si aktivitet kanë luftën kundër korrupsion.Sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës mund të krenohen se kanë diploma masteri dhe specializime për kriminalistikë nga Universiteti i Sarajevës, si dhe mund të jenë ngritur në karrierë falë këtij shkollimi, i cili është i jashtëligjshëm dhe një diplomë e pavlerë. Këtë fakt e konstaton një Auditim dhe Inspektim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i iniciuar më 2009. 
E para e vendit, Jahjaga, dhe ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-11