Kryesore » 2011»Dhjetor»11 » Qeveria nuk përfillë mocionin për reciprocitetin ndaj Serbisë
3:10 PM
Qeveria nuk përfillë mocionin për reciprocitetin ndaj Serbisë
Ekzekutivi nuk do ta ndryshojë qasjen ndaj raporteve ekonomike e politike me Serbinë, edhe pas miratimit të mocionit për reciprocitetin ndaj Serbisë. Një ditë pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë në një konferencë për media se Parlamenti është për të folur apo për t`i dhënë komentet e veta. Këto komente, shefi i Ekzekutivit nuk i vlerëson si obligime ndaj Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore. Do të respektojmë në përpikëri agjendën që e kemi dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Vendimet e Qeverisë së Kosovës në raport me çdo shtet fqinj janë në fuqi, dhe do të vazhdojmë me agjendën e Qeverisë, ka thënë kreu i saj. Nga ana tjetër, lëvizja Vetëvendosje planifikon të vazhdojë aksionet për rrokullisjen e kamionëve me mallra të importuara nga Serbia në rast se Qeveria nuk e zbaton mocionin e miratuar në Kuvend të mërkurën. Sipas analizave të këtij subjekti, në aspektin ekonomik dhe tregtar Kosova është e rrezikuar nga Serbia Lëvizja Vetëvendosje do ti vazhdojë aksionet e veta derisa Kosova të ketë institucione të cilat vendosen në vullnetin politik të popullit të Kosovës, dhe të cilat ia mbrojnë interesat dhe i avancojnë të drejtat e popullit të Kosovës. Pra derisa të institucionalizohet e drejta për vetëvendosje, ka thënë deputeti Visar Ymeri.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus