Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11 » 150 emigrantë afgan në fshatin kufitar Llojan
3:12 PM
150 emigrantë afgan në fshatin kufitar Llojan
Në komunën e Likovës, gjegjësisht fshatin kufitar Llojan vazhdon të jenë të pranishëm emigrantë afgan dhe nga vendet e tjera afrikane, informon agjencia e lajmeve INA. 
Banorët lokal jozyrtarisht bëjnë të ditur se janë rreth 150 emigrantë të huaj, kryesisht afgan, një pjesë e të cilëve tashmë janë strehuar edhe nëpër shtëpi private dhe paguajnë qëndrimin. Një banorë i fshatit theksoi për INA se strehimi për një natë kushton prej 5 deri në 10 euro dhe se emigrantët janë të gatshëm të paguajnë këto të holla, vetëm e vetëm për të shpëtuar kokën dhe familjet e tyre në këtë periudhë të të ftohtit. "Për momentin një pjesë e tyre po strehohen nëpër shtëpi private, derisa gjatë verës ata improvizonin kasolle përreth kufirit dhe aty qëndronin”, theksojnë banorët. Në mesin e emigrantëve janë familje të shoqëruara me fëmijë të vegjël dhe në raste të caktuara edhe foshnje. Ata vijnë nga Afganistani, Somalia, Pakistani, Iraku dhe Irani dhe se bëjnë të ditur se lufta i ka detyruar që të marrin rrugët e botës. Destinacioni i emigrantëve është ndonjë vend i Bashkimit Evropian, edhe pse ata hyjnë në Maqedoni përmes Greqisë, vendi që sipas tyre nuk ka punë dhe kushte për strehim, për shkak të krizës së thellë ekonomike. 

Komuna e Likovës kërkon që institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe ato për përkujdesje të veprojnë në parandalimin e krizës dhe fluksit të madh të emigrantëve afgan dhe të shteteve tjera të Lindjes së Mesme në fshatin kufitar Llojan.

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku ka theksuar se së fundi është shënuar rënie e fluksit të këtyre shtetasve të huaj, të cilët janë emigrantë ekonomik dhe kanë braktisur vendet e tyre.

"Momentalisht ka numër më të vogël dhe se me intervenimin e organeve të rendit janë zvogëluar tendencat e rritjes, pasi që emigrantët e kësaj kategorie kanë braktisur vendin. Nga ana tjetër nuk kemi informacion të saktë se sa është numri i tyre”, theksoi kryetari i komunës Sadulla Duraku për agjencinë e lajmeve INA.

MPB deri tani nuk ka bërë të ditur për ndonjë operacion për pastrimin e kësaj zone kufitare për shkak të rritjes së vazhdueshme të fluksit të emigrantëve të huaj
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus