Kryesore » 2011»Dhjetor»11 » Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare
3:07 PM
Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare
Mediat italiane zbuluan një rast të tmerrshëm dhune në qytetin Rapallo në Genoa, ku një 12-vjeçare trajtohej prej vitesh si skllave nga babai i saj shqiptar dhe nëna ekuadoriane. Gazeta "Corriere” shkruan se vogëlushja përsërit shpesh fjalën "si urdhëron”, pas çdo pytjeje që i bëhet. Ajo u shërbente për çdo gjë prindërve dhe 2 vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e lejonin të ulej në tavolinë dhe e detyronin të ushqehej me mbeturinat e tyre. Nëse ata kishin ndonjë pakënaqësi, 12-vjeçarja detyrohej të qëndronte për orë të tëra e mbyllur në ballkonin e shtëpisë vetëm me të brendshme, në temperatura tepër të ulta, pasi dhunohej barbarisht.Policia e Genoas arrestoi 37-vjeçarin shqiptar dhe bashkëshorten e tij 33-vjeçare nga Ekuadori, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nën akuzën e keqtrajtimit të fëmijës, sekuestrim personi dhe heqje e paligjshme e lirisë.Rasti në fjalë ,që ka tronditur opinionin në Itali, u zbulua falë një telefonate anonime në një linjë që kujdeset për problemet e të miturave në shtetin fqinj.Pas një kontrolli të befasishëm në banesën e shqiptarit, policia konstatoi shenja dhune në trupin e vajzës, e cila shfaqte edhe shenja të dhunës psikologjike, pasi thoshte vetëm pak fjalë. Aktualisht vogëlushja ndodhet në një qendër sociale, ku është nën vëzhgimin e specialistëve. Edhe dy vëllezërit e saj të vegjël janë marrë nën mbrojtje nga autoritetet lokale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus