Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në kazinonë "Senator” në Ferizaj, duke lënë të plagosur lehtë dy persona, ka njoftuar policia e Ferizajt.Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për një shpërthim të një mjeti eksploziv , i cili kishte qenë i vendosur në tualetin e kazinosë. "Si pasojë e shpërthimit, dy persona kanë marrë plagë të lehta dhe në Emergjencën e qytetit iu është dhënë ndihma e parë mjekësore, të cilët më pas janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi.Si rezultat i shpërthimit ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale në lokal.Rasti me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus