Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11 » FOL: Nga 61 vendime të qeverisë, vetëm 3 kundër korrupsion
3:03 PM
FOL: Nga 61 vendime të qeverisë, vetëm 3 kundër korrupsion
Lëvizja Fol ka publikuar të dielën raportin "Monitoruesi i Korrupsionit” për muajt shtator-tetor. Qëllimi i këtij raporti është monitorimi i institucioneve, të cilat si aktivitet kanë luftën kundër korrupsion.Sipas këtij raporti, Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në muajin tetor Qeveria ka nxjerr dy vendime të fushës kundër korrupsionKuvendi i Kosovës gjatë muajve shtator- tetor 2011 ka mbajtur 3 seanca plenare, nga të cilat njëra është mbajtur gjatë muajit shtator dhe dy tjerat në muajin tetor. Nga këto tri seance plenare për këto dy muaj, vetëm në seancën e muajit shtator është diskutuar për çështjen kundër korrupsion, respektivisht gjatë seancës së muajit shtator ku është zgjedhur drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion.Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin gusht-shtator shohim se në kuadër të kategorisë "shpërdorim i detyrës zyrtare” 14 lëndë janë pranuar në punë, asnjë lëndë në ka qenë në shqyrtim dhe vetëm 9 lëndë janë zgjidhur. Në kuadër të kategorisë "marrje e ryshfetit” kemi 2 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 1 lëndë është zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë "dhënie e ryshfetit” kemi vetëm një lëndë të pranuar në punë dhe 1 lëndë po ashtu të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt shtator-tetor janë dërguar gjithsej 44 lëndë në Prokurori: 16 raste në muajin shtator dhe 28 raste të tjera në muajin tetor. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 13 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 4 në muajin shtator dhe 9 në muajin tetor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 679,285.00 euro: 398,170.00 euro në muajin shtator dhe 281,115.00 euro në muajin tetor.

Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 11 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 2 kanë qenë në muajin shtator dhe nëntë tjerat në muajin tetor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 9 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi dhe një vërejtje gojore, thuhet në raport.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus