Mediat kosovare raportojnë se Ramush Haradinaj është liruar nga paraburgimi për festat e fundvitit nga Gjykata e Hagës. Ai do të kthehet në Kosovë nga 17 dhjetori dhe do të qëndrojë deri më 14 janar. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë z.Haradinaj nuk do të kete të drejtë të marrë pjesë në asnjë aktivitet politik e as të bëjë deklarata publike. Gjykata e Hagës ka konstatuar se lirimi i përkohshëm i Haradinajt nuk paraqet rrezik për dëshmitarët që kanë të bëjnë me rastin e tij. Megjithatë ai nuk do të mund të lëvizë jashtë Prishtinës dhe duhet të njoftojë policinë e EULEX-it çdo dy ditë. Ndërkaq, Gjykata e Hagës ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të Lah Ibrahimajt, i cili po vuan dënimin për krime lufte në Hagë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus