Kryesore » 2012 » Qershor » 20
Qeveria e Kosovës emëroi në mbledhjen e saj të radhës Adrijana Hoxhiqin në krye të Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut. Emërimi i saj në këtë post vjen gati një muaj pas vendimit për themelimin e zyrës me të cilën qeveria e Kosovës synon ta integrojë pjesën veriore në jetën shoqërore e institucionale të vendit.Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi ministë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur. Është një demokraci e ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, racore dhe gjinore.Jemi një vend me demokraci të zhvilluar, që i kushtojmë rëndësi të veçantë pozitës së gruas në shoqëri. Me zgjidhjet sistemore dhe ligjore në vendin tonë është përmirësuar dukshëm pozita e gruas dhe ne gjithnjë e më shumë po japim kontribut në zhvilli ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Lëvizja studentore për Studim, Kritikë, Veprim ka akuzuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi i emëruar së fundi profesor asistent në UP që ka prezantuar një diplomë të një universiteti online amerikan që është fiktiv. Sipas Rron Gjinovcit, deputeti Haxhiu duhet të tregoj nëse është mashtruar nga ky universitet apo ka dashur ti mashtroj të tjerët. Njëjtë sipas SKV-së, edhe Shkurta Rrecaj asistente në UP është pajisur me diplomë të "Corllins ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy aktivistë të Vetëvendosjes në Istog për shkak të vendosjes së një flamuri të madh kombëtar dhe heqjes së flamujve të shtetit të Kosovës, të vendosur me rastin e ditës së Çlirimit.Po ashtu, disa aktivistë të tjerë janë rrahur nga policia, ka njoftuar Vetëvendosja në Istog." Sot, më 20 qershor, në Ditën e Çlirimit të Burimit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të Qendrës së Burimit kanë vendosur flamur të madh kombëtar në një ndërte ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

"Kjo koloni do t’i promovonte të arriturat e Kosovës drejt liberalizimit të vizave, njëherësh edhe kontributin tonë si artistë, kur e dimë se çfarë vështirësish kemi për prezantimin e vlerave individuale dhe kolektive në Evropë", ka thënë Spahiu. Ai është i bindur se arti është mundësi e mirë për të arritur këtë.Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian do të pasqyrohet në pëlhurë. Artistë nga vende të Bashkimit Evropian, të vendeve të Ballkanit ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

"Maqedonia është burim, destinacion dhe marshutë tranziti për viktimat e tregtisë me njerëz dhe punë të detyrueshme. Gratë dhe burrat e Maqedonisë janë viktima të tregtisë në vetë territorin e vendit. Viktimat e huaja, të cilat janë lëndë e prostituimit të detyrueshëm apo punës, vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova", qëndron në raport, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.Republika e Maqedonisë edhe këtë vit është n ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Hungaria që nga viti i ardhshëm do të marrë përsipër kontrollin e fluturimeve mbi hapësirën e lartë ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra.Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i shtetit në Ministrinë hungareze të Punëve të jashtme Zholt Nemet i cili u shpreh se Hungaria do të kontrollojë hapësirën ajrore të Kosovës me kerkesë të Këshillit Veriatlantik i cili është organ i NAT0-s. Për kontrollin e kësaj hapësire shfaqi interes edhe Shqipëria e c ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet politik për të implementuar Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili është miratuar në korrik të vitit të shkuar. Funksionimi i këtij ligji, i cili po sfidon drejtësinë në Kosovë pritet të "ekzekutohet” vetëm në janarin e vitit 2013, me arsyetimin se ka kosto të lartë buxhetore.Mirëpo, ekspertët juridikë thonë se pavarësisht implikimeve buxhetore, ligji duhet të zbatohet, në mënyrë që të ndihmojë luftimin e kri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Fituesi i kontratës për ndërtimin e objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë "Albesi” ka ofertuar më çmim shumë herë më të lart sesa ofertues të tjerë. Me këtë konstatim ka dalë në raportin e saj Auditorit Gjeneral i Kosovës (ZAGJK) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2011 në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas auditorit, kompania që ka fituar tenderin ka ofertuar me 999 euro për një metër kub, pesë euro për një dritare të al ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Drejtori i Muzeut Kombëtar Historik në Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka dhënë disa mendime rreth emrit të ri që mund të marrë Maqedonia pas një konsesusi që mund të arrijë me Athinën zyrtare por edhe me aprovimin e shtetit bullgar."Për dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundër që ata të marrin cilindo emër që duan nga trashëgimia jonë. Për shembull, Maqedonia mund të quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperëndimore dhe ne nuk do të kishim asgjë kundër. Madje edhe do të du ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Një kontingjent prej 53 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të zbarkojë në Vlorë më 28 nëntor, për ta madhështuar kremten e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Askush nuk e di se si do të duken pjesëtarët e kësaj force, por një gjë tashmë është vendosur. Ata do të jenë të veshur me uniformën e re të FSK-së. Komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, i ka njoftuar të martën anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të FSK-së se brenda javësh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, paraqiti të martën pasdite Raportin mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012. Raporti bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend transit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.Raporti ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20

Kadri Veseli do t’i drejtohet të mërkurën në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut pritet të jetë dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor "Bllaca II”.Se ai do të dëshmojë në këtë proces e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve. Ramiz Krasniqi, që në këtë proces mbron Driton Hajdarin, konfirmoi se Kadri Veseli do të jetë dëshmitar i radhës."Po, të mërkurën është Veseli dëshmitar”, tha Krasniqi për Express. Pritet që ish-shefin e SHIK-ut ta marrin në pyetje proku ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-06-20