Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Dëshmitarët, s’ka kush t’i mbrojë
1:32 PM
Dëshmitarët, s’ka kush t’i mbrojë
Institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet politik për të implementuar Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili është miratuar në korrik të vitit të shkuar. Funksionimi i këtij ligji, i cili po sfidon drejtësinë në Kosovë pritet të "ekzekutohet” vetëm në janarin e vitit 2013, me arsyetimin se ka kosto të lartë buxhetore.Mirëpo, ekspertët juridikë thonë se pavarësisht implikimeve buxhetore, ligji duhet të zbatohet, në mënyrë që të ndihmojë luftimin e krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimeve të rënda.Anëtari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Armend Zemaj, konsideron se moszbatimi i këtij ligji vazhdon të jetë sfidë për drejtësinë kosovare, ndonëse ka njoftuar se funksionalizimi i tij do të nisë tek vitin 2013. "Implementimi i këtij ligji është mjaft i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, kur kihet parasysh fakti se procesi i liberalizimit të vizave është i ndërlidhur me këtë ligj dhe është një nga kriteret që duhet plotësuar. Në këtë drejtim duhet të krijohen kushte dhe rrethana për mbrojtjen e dëshmitarëve, pasi që diçka e tillë do t’i kontribuonte sundimit të rendit dhe ligjit”, ka thënë deputeti Zemaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus