Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Diploma e Kamishit, e dyshimtë
6:35 PM
Diploma e Kamishit, e dyshimtë
Lëvizja studentore për Studim, Kritikë, Veprim ka akuzuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi i emëruar së fundi profesor asistent në UP që ka prezantuar një diplomë të një universiteti online amerikan që është fiktiv. Sipas Rron Gjinovcit, deputeti Haxhiu duhet të tregoj nëse është mashtruar nga ky universitet apo ka dashur ti mashtroj të tjerët. Njëjtë sipas SKV-së, edhe Shkurta Rrecaj asistente në UP është pajisur me diplomë të "Corllins University”. Drejtuesit e kësaj organizate kanë thënë të kenë hulumtuar nëpër internet se ky universitet që supozohet se vepron në SHBA nuk është i akredituar në këtë vend, nuk ka adresë fizike dhe IP-at e përdorimit në internet vijnë nga Pakistani dhe Arabia Saudite. Nga ana tjetër, deputeti Haxhiu i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se nuk dëshiron të merret shumë me një lëvizje siç e quajti të rrugaçëve duke shtuar se diplomimi i tij është konform standardeve ndërkombëtare dhe nuk ka vepruar në kundërshtim me ligj siç pretendohet. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus