Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » ”Ushtarët” i presin armët dhe uniformat e reja
1:24 PM
”Ushtarët” i presin armët dhe uniformat e reja
Një kontingjent prej 53 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të zbarkojë në Vlorë më 28 nëntor, për ta madhështuar kremten e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Askush nuk e di se si do të duken pjesëtarët e kësaj force, por një gjë tashmë është vendosur. Ata do të jenë të veshur me uniformën e re të FSK-së. Komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, i ka njoftuar të martën anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të FSK-së se brenda javësh një komision i veçantë i FSK-së do të fillojë negocimet me kompanitë pretendente për t’i qepur uniformat e reja. Dalja e parë publike me uniforma të reja parashihet të bëhet pikërisht në Ditën e FSK-së.

"Më 27 nëntor të këtij viti, kur është edhe Dita e FSK-së, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë do të rreshtohen me uniformën e re”, ka thënë Kastrati.

Por, krahasuar me nevojat e tjera që i ka kjo forcë sigurie, veshjet nuk shihen si preokupim kryesor për udhëheqësit e FSK-së.

Transformimi në ushtri dhe pajisja me armë paraqiten si synime kryesore të tyre.

Komandanti i FSK-së nuk e ka mohuar që "ushtarët” e tij ende nuk janë pajisur me armë, edhe pse shumë sosh, ndonëse të kalibrit jo të rëndë, gjenden në depo.

Gjeneral Kastrati ka dhënë edhe shpjegimin për këtë gjendje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus