Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Maqedonia të quhet Dardani ose Iliri
1:27 PM
Maqedonia të quhet Dardani ose Iliri
Drejtori i Muzeut Kombëtar Historik në Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka dhënë disa mendime rreth emrit të ri që mund të marrë Maqedonia pas një konsesusi që mund të arrijë me Athinën zyrtare por edhe me aprovimin e shtetit bullgar."Për dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundër që ata të marrin cilindo emër që duan nga trashëgimia jonë. Për shembull, Maqedonia mund të quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperëndimore dhe ne nuk do të kishim asgjë kundër. Madje edhe do të duartrokisnim dhe nuk do të thoshim se duan trashëgiminë tonë", ka thënë Dimitrov për agjencinë bullgare të lajmeve "Fokus", citon Almakos."Maqedonia mund të zgjedh emër që mban ndonjë toponim të Mesjetës ose Antikës, mund të quhen Dardania ose Iliria ose çfarëdo emri tjetër dhe të hyjë në Bashkimin Evropian dhe NATO", ka theksuar Dimitrov.Rreth 40 % e popullsisë së Maqedonisë është shqiptare, ndërsa shumicë janë maqedonasit, të cilët sipas bullgarëve janë thjesht popull bullgar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus