Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Jahjaga:Nuk jemi të kënaqura,synojmë barazinë e plotë
6:43 PM
Jahjaga:Nuk jemi të kënaqura,synojmë barazinë e plotë
Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur. Është një demokraci e ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, racore dhe gjinore.Jemi një vend me demokraci të zhvilluar, që i kushtojmë rëndësi të veçantë pozitës së gruas në shoqëri. Me zgjidhjet sistemore dhe ligjore në vendin tonë është përmirësuar dukshëm pozita e gruas dhe ne gjithnjë e më shumë po japim kontribut në zhvillimin e të gjitha proceseve dhe në përparimin e vendit. Është forcuar roli i gruas në vendimmarrje, në pushtetin qendror dhe lokal, në gjyqësi, në polici, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përfaqësimin politik në të gjitha nivelet, por gruaja po luan një rol gjithnjë e më të madh edhe në biznes, ndërsa në edukim, arsim e kulturë tashmë është tradicional kontributi i pamohueshëm i gruas si e barabartë në shoqëri.Ne nuk jemi të kënaqura me këto të arritura, sepse e synojmë barazinë e plotë, duke mos kërkuar favore të posaçme, por duke ndërtuar të gjitha mekanizmat e nevojshëm që gruaja në mënyre të barabartë të konkurrojë për cilëndo pozitë në shoqëri dhe unë e konsideroj objektiv të arritur nëse gruaja është e përfaqësuar ne masën 50%, aq sa është edhe pjesëmarrja natyrore në popullsinë e përgjithshme.Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të Presidentës Jahjaga.Kuota prej 30% na ka mundësuar arritjen e këtij përfaqësimi. Në zgjedhjet e fundit ne dëshmuam se legjitimitetin tonë e mbështesim në votë. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale duhet të gjejmë zgjidhje sistemore që të rrisim shkallën e përfaqësimit të gruas dhe t’ua përshtatim trendeve të reja të zhvillimit të shoqërisë dhe të shkallës së demokracisë. Duhet t’i ofrohemi përfaqësimit deri në 40% të grave dhe gjithashtu të sigurohemi që së paku një zëvendëskryetare e komunave të jetë grua dhe kam vendosur që këtë parim të nisim ta zbatojmë që tani.

E përshëndes organizimin e forumit të gruas së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, duke e vlerësuar lart kontributin e Juaj të dhënë në proceset demokratike të pluralizmit partiak, si vlerë e garës së ndershme dhe fer, për të ofruar modalitetet dhe zgjidhjet më të mira, që e përparojnë vendin tonë, Republikën e Kosovës, duke e bërë vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s si synime tona të përbashkëta, por gjithashtu duke ndërtuar një demokraci të mirëfilltë që secilit i jep mundësi që të japë kontributin aty ku vlerësohet dhe aty ku është i dobishëm.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës është një parti parlamentare, e cila që nga çlirimi i vendit është dëshmuar në pozitë dhe opozitë për respektimin e vlerave parlamentare.

Besoj që Aleanca në zgjedhjet e ardhshme e para do ta mbërrijë kuotën e 50 % (përqindëshit) të përfaqësimit të grave dhe gratë do të jenë dominuese në grupin tuaj parlamentar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus