Kryesore » 2011 » Dhjetor » 19
Ekspertët myslimanë në Kinë, kanë njoftuar se kanë gjetur Kur`anin më të vjetër të përkthyer në gjuhën kineze. Të autorizuarit, kanë treguar për mediat kineze se ky Kur`an gjendet në dokumentacionet universitare të qytetit Landu, qytet i cili është qendër e provincës Gan Su në veriperëndim të Kinës, një provincë kjo me shumicë myslimane. Përkthimi i këtij Kur`ani më të vjetër të Kinës ka filluar në vitin 1909 dhe besohet se është përfunduar pas tre viteve. Sipas s ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-19

Kompanitë e pushtetarëve kosovarë kanë dështuar ta fiojnë mega tenderin për ndërtimin e tri parkingjeve nëntokësore për 1500 vetura dhe objekteve afariste në Prishtinë. Kjo për faktin se Komuna që udhëhiqet nga lideri i opozitës, Isa Mustafa, të premten e kaluar e ka anuluar tenderin e shpallur muaj më parë me arsyetimin se ka pasur mungesë të ofertave të favorshme për Komunën.Vendimi i Komunës së Prishtinës për anulimin e këtij tenderi që kap shumën e përgj ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media theksoi qartë kërkesat e saj për rajonin, për rend, siguri, bashkëpunim ndërfqinjësor dhe tregti të lirë. Derisa nga pala serbe ka kërkuar qartë shuarjen e strukturave paralele, Merkel u shpreh se edhe pala kosovare duhet të jep nga vetja në mënyrë që të ketë zgjidhje paqësore të situatës në veri dhe marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo duke ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-19

Pavarësia e mbikëqyrur pritet të përfundojë deri më 1 dhjetor 2012. Një komision i posaçëm, me pjesëmarrje edhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare do të punojë për ndryshimet kushtetuese, konform situatës së re.Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), pritet ta përmbyllë misionin e saj.Burime të gazetës "Express”, thonë se 1 dhjetori i vitit të ardhshëm është data e mundshme për të shënuar fundin e ICO-së, zyrë kjo që ka m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-19

Pesë milionë euro është borxhi i qeverisë ndaj mësimdhënësve kosovarë. Rreth 28 mijë mësimdhënës nuk kanë marrë rritjen e pagës për muajin janar dhe shkurt. 
Maji, fillimi i shtatorit, muaji tetor dhe fundi i këtij viti kanë qenë premtimet e bëra në adresë të mësimdhënësve nga qeveria se do t’iu jepet shtesa e pagës, e cila sipas shifrave të Sindikatës së Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është 5 mil ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-18

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kohë më parë ka blerë një veturë në vlerë prej 47 mijë euro, të cilat janë marrë nga kodi buxhetor për "turizëm kulturor”. Blerja e kësaj veture për nevojat e ministrit Memli Krasniqi është konfirmuar edhe nga vetë këshilltari i lartë i ministrit, Shasivar Haxhiaj, i cili thotë se paratë për blerjen e veturës janë marrë nga projekti që kishte paraparë ministria në mandatin e kaluar, por për të cilin nuk kishte proje ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-12-18