Kinë, zbulohet Kur'ani më i vjetër në gjuhën kineze
Ekspertët myslimanë në Kinë, kanë njoftuar se kanë gjetur Kur`anin më të vjetër të përkthyer në gjuhën kineze. Të autorizuarit, kanë treguar për mediat kineze se ky Kur`an gjendet në dokumentacionet universitare të qytetit Landu, qytet i cili është qendër e provincës Gan Su në veriperëndim të Kinës, një provincë kjo me shumicë myslimane. Përkthimi i këtij Kur`ani më të vjetër të Kinës ka filluar në vitin 1909 dhe besohet se është përfunduar pas tre viteve. Sipas statistikave zyrtare kineze, në Kinë jetojnë rreth 23 milion myslimanë, shkruan "DritaIslame.al" në sitin e saj zyrtar në internet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus